OBSh: Gjatë javës së kaluar janë shënuar më shumë se 4.6 milionë raste me COVID-19, më së shumti që prej fillimit të pandemisë.

loading...


Më shumë se 4.6 milionë raste të infektimeve me koronavirus janë shënuar gjatë javës së kaluar nëpër botë, shifër kjo më e larta që prej fillimit të pandemisë, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetit.

Sipas OBSh, në harkun kohor shtatëditor (14-20 dhjetor) janë shënuar saktësisht 4,612,790 infektime me koronavirus, ndërsa 79 mijë persona kanë ndërruar jetë gjatë kësaj kohe nga i njëjti shkak.

Shumica e rasteve janë lajmëruar nga Amerika Veriore dhe Jugore, ndërsa vdekshmëria më e lartë ka qenë në Evropë, ku kanë ndërruar jetë më shumë se 36 mijë persona. /familjajone

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *