OBSh kërkon 675 milionë dollarë ndihmë për të luftuar “Covid-19”

loading...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për 675 milionë dollarë ndihmë për një luftë më efektive kundër epidemisë Covid-19.
Në një deklaratë nga llogaria e OBSH-së në «Twitter», Ghebreyesus rikujtoi se pak kohë më parë kanë postuar “planin strategjik dhe të ndërhyrjes” lidhur me virusin.
Ai u bëri thirrje vendeve donatore
për 675 milionë dollarë ndihmë për t’u përdorur në vendet ku është
përhapur virusi kryesisht në “vendet që kanë sistemin më të dobët
shëndetësor”.
“Në Afrikë
kemi përcaktuar 13 vende me përparësi, vende këto të cilat kanë lidhje
të drejtpërdrejt me Kinën ose që personat që ndodhen në këto vende kanë
bërë udhëtime më të shpeshta në Kinë”, tha Ghebreyesus.
Pasi ka ndarë informacionin se ndaj 6 vendeve të përcaktuar me përparësi në Afrikë kanë dërguar më shumë se 30 mijë njësi mbrojtëse personale,
Ghebreyesus tha se javën e ardhshme në kuadër të luftës me virusin do
të dërgojnë edhe 60 mijë pajisje shëndetësore për 19 vende të tjera.
“Me Qendrën e Unionit Afrikan për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC)
kemi bërë një përgatitje strikte kundër mundësisë së ardhjes së virusit
në vendet e rajonit. Shqetësimi ynë më i madh është se vazhdon
potenciali i “Covid-19” për t‘u përhapur në vendet me sisteme të dobëta
shëndetësore”, tha Ghebreyesus.
Pasi
ka përmendur konfirmimin e koronavisurit tek 10 persona në Iran dhe
rritjen e numrit të të vdekurve në 5, Ghebreyesus tha: “Jemi të
shqetësuar kryesisht për rritjen e rasteve në Iranit”.
Kujtojmë
se nga virusi “Covid-19” në botë kanë vdekur deri tani mbi 2.360
persona, ndërsa numri i të infektuarve është mbi 77 mijë. (Agjencia Anadolli – AA)

Related posts