Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon urgjentisht lirimin e masave, paralajmëron edhe padi

loading...


Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për medie, duke kërkuar urgjentisht lirimin e masave anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Ata shprehen të irrituar pasi institucionet ja ndaluan të zhvillojnë veprimtarinë në sallat e dasmave, ata po i mbajnë tubimet me masë të madhe të njerëzve, në këso salla.

Kryetari i Odës, Hysen Sogojeva, tha se në këtë sektorë kanë mbetur papunë 30 mijë persona.

“Duke marrë parasysh gjendjen që gjinden bizneset e kësaj veprimtarie dhe presionin që kemi nga këto biznese që 30 mijë punëtor i kanë të papunë”.

“Këto masa s’kanë dhënë asnjë ndikim deri më sot. Ne si Odë do të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve dhe kemi qenë të bllokuar nga masat e dy qeverive. Ngremë shqetësimin e tubimeve elektorale të të gjitha partive të bilat jo që s’ i kanë mbajtur masat po i kanë tejkaluar ato. Po të përmbaheshin s’ do të kishte nevojë as për kufizimin e orarit që e kemi”.

Madje, Sogojeva ka kërkuar urgjentisht që të hiqet kufizimi, derisa ka shtuar se ka gjasa që vendimet e Qeverisë s’ do t’i njohin, duke paralajmëruar edhe padi.

“Vendimet e Qeverisë ndoshta s’ do ti njohim më. s’ ka logjikë që në 1000 metër katror me 150 persona të mos lejohet mbajtja e ahengjeve”.

“Lironi kufizimet përndryshe ne si sot do fillojmë organizimin e grevave e protestave që kanë më qenë edhe radikale. Do të bëjmë edhe padi kolektive Po qe se duhet”, ka shtuar Sogojev.

ndërsa, Afrim Muqiqi, drejtor i Departamentit të Estradës ka kritikuar qeveritarët se po shkelën masat nga vetë ata që i kanë nënshkruar.

Ai ka shtuar se s’ janë kundër fushatave të subjekteve politike, dhe sipas tij meqenëse masat janë liruar s’ iu ka mbetur asgjë tjetër vetëm që t’i ftojnë dasmorët dhe të fillojnë punën, raporton EO.

“Po shohim standard të dyfishtë. Ku është logjika që ato ligje po shkelën nga ju që i keni nënshkruar vet. Ne jemi s’ jemi kundër fushatave të partive politike por pse po ndalohet sektori ynë”.

“Pyetje publike për të gjithë deputetet që me veprimet e ditëve të fundit masat qenkan liruar dhe neve na ka mbetur ti ftojmë dasmorët të fillojnë punën. Të lirohet puna jonë me masa si e gjithë  bota e civilizuar. Për bizneset dhe punëtorët tanë ne si odë kemi marrë masa jashtëzakonisht radikale”.

Sipas tyre nga këto masa të padrejta është dëmtuar një industri e tërë që përfshinë hotelet, restorantet, diskotekat, sallat e dasmave, kompanitë që angazhohen për këto organizime, por kryesisht diaspora që kryesisht mbanë këto ahengje.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *