Skip to toolbar

Oda Ekonomike kërkon të digjitalizohen disa shërbime dhe të licencohen laboratoret private

loading...

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, në një konferencë për media bashkë me përfaqësues të gastronomëve foli lidhur me ndikimin që ka pasur pandemia ne ekonominë e vendit.

Ai i propozoi qeverisë që të digjitalizojë disa shërbime ku konsiderohen si vatra të rrezikshme si dhe licencim sa më të shpejtë të laboratoreve private.

“Pandemia po prek gjithë ekonominë e vendit. I propozoojne qeverisë që të ketë fokus në digjitalizim të shërbimeve në qendra të ndryshme ku ofrohen shërbime publike për qytetarë dhe biznese që janë vatra të rrezikshme si një mundësi e mirë e eliminimit të turmave me anë të digjitalizmit të shërbimve tek qendra e shërbimit civil, gjykata. Implementim i platformës së qeverisjes elektronike që eliminon turma të qytetarëve, gjithashtu bëjmë apel që të licencohen laboratoret private ku bizneset sidomos ato me numër të madh të punëtorëve ku duke iu pammmundësu organizmi pas prekjes së punëtorëve. Bizneset janë të gatshme ta përballojnë koston si bankat,” u shpreh Rukiqi.

Ai tutje bëri thirrje që bizneseve dhe kompanive të udhëtimit t’u krijohet mundësi jo vetëm në hyrje të Kosovës po edhe vendet tjera për lehtësim sa i përket testimit.

Sa i përket rimëkëmbjes ekonomike Rukiqi tha se bineseve nevojitet t’u garantohet qasje më e shpejtë në financa duke shtuar se Po qe se s’ rishikohet buxheti këtë javë mund të përballemi me kolaps ekonomik që do shkaktonte humbjen e mbi 40 mijë vendeve të punës.

“Ne kërkojmë që të garantohet sa më shpejtë pjesa e portfolive të kredive të bankave në mënyrë që bizneset të kenë një casje të drejtëpërdrejtë në financa, likuiditeti apo casja në financa është një nga problemet kryesore më të cilin po ballafaqohet sektori privat, jemi vonu shumë, shteti është vonu shumë dhe Po qe se s’ rishikohet buxheti brenda kësaj jave dhe pastaj implemntim të masave të caktuara që lidhen më rimëkëmbjen ekonomike atëherë kolapsi ekonomike do jetë tek dera jonë, rikuperimi do të jetë i pamundshëm dhe do mund të humbin mbi 40 mijë vende pune”, ka shtuar tutje Rukiqi.

kurse sa i përket gastronomisë, Rukiqi tha se qeveria nevojitet t’u mundësojë  huamarrjen bizneseve Po qe se s’ ka mundësi të ndihmojë drejtëpërdrejtë.

“Sa i përket gastronominsë dhe sektorëve të tjerë, Po qe se qeveria s’ ka mundësi tu ndihmojë drejtëpërdrejtë, atëherë qeveria të ua mundësoj huazimin nga mjetet e qeverisë të cilat mund të kthehen kur gjendja e tyre të përmirësohet, pra të krijohet një obligacion i biznesit që pastaj mundet me kriju likuiditet afatshkurtër te këto biznese,”theksoi tutje Rukiqi.

Ai për fund shtoi se nevojitet të këtë edhe klimë optimistë mbasi po ndikon në fuqinë blerëse.



loading...