OECD: Mosha për pensionim në Zvicër duhet të rritet “urgjentisht” në 67 vjet

Zvicra duhet që së pari të barazojë moshën për pensionim në mes të grave dhe burrave ndërsa pastaj, në mënyrë graduale, ta shtyjë pensionimin për të dy gjinitë, në moshën 67 vjeçare. Kështu rekomandon Organizata Evropiane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në raportin e saj më të ri për vendet anëtare, shkruan sda.ch.  Sipas organizatës në fjalë, në rrethanat e plakjes së zviceranëve, gjegjësisht rritjes së moshës mesatare të tyre është “urgjentisht e nevojshme” që të merren masat e përmendura më lart, përcjell albinfo.ch.  OECD rekomandon që të shmangen faktorët që pengojnë shtyrjen e moshës për pensionim. Sipas saj, kontributet për sigurimin social që duhet t`i paguajnë të punësuarit duhet të ulen te të moshuarit. Po ashtu duhen ulur edhe taksat nga të ardhurat e atyre që mbajnë dy punë.  OECD lavdëron Zvicrën për politikën e saj solide buxhetore dhe për borxhin e ulët, transmeton albinfo.ch. Kjo gjë krijon hapësirë të lirë që mund të shfrytëzohet më tepër te vendosja e taksave.  OECD ndërkaq kërkon nga Zvicra më tepër transparencë mbi ndikimin e investimeve në klimë si dhe kritikon nivelin e ulët të kompetencës për teknologjinë informative në vend.  Sipas OECD-së, brutoprodukti nacional për kokë banori në Zvicër është i treti ndër anëtarët e kësaj organizate dhe kështu, ata gëzojnë një mirëqenie të lartë ekonomike.



Sipas organizatës në fjalë, në rrethanat e plakjes së zviceranëve, gjegjësisht rritjes së moshës mesatare të tyre është “urgjentisht e nevojshme” të veprohet

Zvicra duhet që së pari të barazojë moshën për pensionim në mes të grave dhe burrave ndërsa pastaj, në mënyrë graduale, ta shtyjë pensionimin për të dy gjinitë, në moshën 67 vjeçare. Kështu rekomandon Organizata Evropiane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në raportin e saj më të ri për vendet anëtare, shkruan sda.ch përcjell Gazeta Shëndeti.
Sipas organizatës në fjalë, në rrethanat e plakjes së zviceranëve, gjegjësisht rritjes së moshës mesatare të tyre është “urgjentisht e nevojshme” që të merren masat e përmendura më lart, përcjell albinfo.ch.
OECD rekomandon që të shmangen faktorët që pengojnë shtyrjen e moshës për pensionim. Sipas saj, kontributet për sigurimin social që duhet t`i paguajnë të punësuarit duhet të ulen te të moshuarit. Po ashtu duhen ulur edhe taksat nga të ardhurat e atyre që mbajnë dy punë.
OECD lavdëron Zvicrën për politikën e saj solide buxhetore dhe për borxhin e ulët, transmeton albinfo.ch përcjell Gazeta Shëndeti. Kjo gjë krijon hapësirë të lirë që mund të shfrytëzohet më tepër te vendosja e taksave.
OECD ndërkaq kërkon nga Zvicra më tepër transparencë mbi ndikimin e investimeve në klimë si dhe kritikon nivelin e ulët të kompetencës për teknologjinë informative në vend.
Sipas OECD-së, brutoprodukti nacional për kokë banori në Zvicër është i treti ndër anëtarët e kësaj organizate dhe kështu, ata gëzojnë një mirëqenie të lartë ekonomike.
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *