Mon. May 23rd, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
oksigjeni


Çka është Oksigjeni ?

  • Oksigjeni është element kimik, gaz pa ngjyrë, pa erë e pa shije, i cili përbën rreth një të pestën e ajrit, është i domosdoshëm për frymëmarrjen e për djegien dhe, kur bashkohet me hidrogjenin, formon ujin (simboli O). Oksigjen i lirë. Oksigjen i lëngët. Oksigjeni i ajrit (i ujit). Drita (flaka) e oksigjenit. Atomet e oksigjenit. Ujë oksigjeni. Ngjitje me oksigjen. I dhanë oksigjen të sëmurit.
  • I jep oksigjen dikujt libr. keq. e ndihmon a e nxit dikë për të bërë një të keqe, i fryn zjarrit.


Oksigjeni është element shumë i përhapur sa që pa të nuk mund të paramendohet jeta. Kështu dy të tretat (diku reth 65%) e trupit të njeriut përbëhet nga ky element i pazëvendësueshëm. Këtë element në trupin e njeriut e gjejmë në formë të ujit. Oksigjeni është gaz i cili nuk digjet por e ndihmon djegien. Oksigjeni së bashku me hidrogjenin formojn ujin i cili është komponkimi më i përhapur në natyrë. Oksigjeni gjendet ne dy modifikime alotropike si oksigjen i zakonshëm (O2) dhe ozon (O3)

Është element halogjen i grupit 16 VIA të sistemit periodik. Është jometal andaj karakterizohet me veti të jometaleve.

Shenja kimike O, numri atomik 8, masa atomike 16. Gjindet i lirë dhe i lidhur. I lirë gjindet në ajër 21%. I lidhur gjindet ne ujë, tokë, shkëmbinj, komponime organike dhe joorganike.

Ky element përfitohet në laborator dhe në industri. 1. Përfitohet nëse bëjmë nxemjen e oksidit të zhivës. 2. Po qe se bëjmë nxemjen e kloratit të kaliumit.

VETITË: GAZ PA NGJYRË, PA ERË, nuk digjet por e ndihmon djegien, është më i rende se ajri andaj gjindet ne shtresat e ulëta të atmosferës,tretet në ujë.

Oksigjeni