Ordinanca e tetovarit hap dyert për pacientët shqiptarë në Zvicër

loading...

E Shtunë, 30 Maj 2020 – 14:11
albinfo.ch

Foto Armend Berisha

Ordinanca e Dr. Vullnet Odai po hap dyert këto ditë në Spreitenbach të kantonit Aargau. Në një bashkëbisedim për albinfo.ch, mjeku tetovar shpalos përvojat e tij të deritashme dhe pritjet për të ardhmen

Dr. Vullnet Odai (43), mjek internist në fushën e kardiologjisë dhe gastroenterologjisë, flet për albinfo.ch, për ecjen e tij të suksesshme që nga vendlindja në Tetovë, studimet e mjekësisë, specializimet në Gjermani dhe Zvicër, si dhe së fundi për realizimin e ëndrrës për të hapur një ordinancë që në veçanti do t’i dedikohet komunitetit shqiptar në Zvicër.

Foto Armend Berisha

Dr. Vullnet Odai është i lindur dhe i rritur në Tetovë, kurse tani mbi një dekadë jeton në Cyrih. Ai rrëfen për lexuesit e albinfo.ch rrugëtimin e tij jo edhe aq të lehtë nga Tetova në Gjermani dhe së fundi deri në Zvicër.

Ordinanca e tetovarit po hap dyert në kohë pandemie kurse mjeku ishte ballafaquar me një gjendje të pazakontë në karrierën e tij.

“Është hera e parë që përballemi me këtë epidemi të shkaktuar nga Covid-19, megjithatë ne mjekët e bëjmë punën që na takon, për t’u dalë në ndihmë të gjithë pacientëve, veçmas atyre që kanë simptoma të kësaj epidemie”, thotë Odai në këtë bashkëbisedim me albinfo.ch duke bërë thirrje edhe më tutje për kujdes ngase Zvicra ende s’ e ka kaluar epideminë.

Foto Armend Berisha

Zvicra po e trajton në mënyrë të duhur pandeminë

“Ky shtet, që në fillim të shfaqjes së virusit i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të parandalimit të përhapjes së tij. Për dallim nga shumë shtete tjera, Zvicra s’ ka zbatuar ndonjë regjim të veçantë të masave të izolimit.

Por e gjithë ajo që është rekomanduar nga organizatat shëndetësore dhe autoritetet shtetërore, është respektuar me përpikëri nga popullata.

“Duke qenë se për herë të parë po ballafaqohemi me këtë lloj virusi, Qeveria e Zvicrës është treguar e kujdesshme në hartimin e strategjisë për të dalë nga kjo situatë. Masat s’ janë ekstreme, ato mund të përballohen nga të gjithë banorët, siç edhe dukuri deri tani”, shprehet dr. Odai. Më tutje ai rrëfen për lexuesit tanë idenë e hapjes së ordinancës në Spreitenbach, një vendbanim i populluar me shumë shqiptarë në Kantonin Aargau.

“Gjithmonë kam pasur dëshirë dhe synim të hap një ordinancë timen dhe këtë synim e realizova, duke e krijuar ekipin e nevojshëm mjekësor. Mendoj se me hapjen e kësaj ordinance do të krijohen kushte ideale për një numër të madh të pacientëve që do të trajtohen me mjetet dhe pajisjet mjekësore më moderne”.

Tetovari pret që në këtë ordinancë shëndetësore të vijnë sa më shumë shqiptarë, derisa ata do t’i marrin shërbimet më cilësore të mundshme mjekësore dhe do të komunikojnë në gjuhën amtare.

Foto Armend Berisha

Pacientët shqiptarë “i kam më për zemër”

“Lokacionin e ordinancës time e kam zgjedhur në Spreitenbach, në Aargau, për të qenë më afër komunitetit shqiptar. Edhe pse të gjithë pacientët i trajtoj njësoj, me gjithë zemër, megjithatë pacientët shqiptarë i trajtoj më me zemër dhe me shpirt”, thotë Odai, duke mos harruar vendin prej nga i ka rrënjët.

“Sinqerisht, do të dëshiroja që profesionin tim ta ushtroja në vendin e origjinës, pra në Tetovë. Megjithatë jeta ka valët e saj dhe ato të bartin gjithandej. Unë veproj njësoj sikur të jem në vendin tim. Këtu kam të bëj me një sistem vlerash që s`i gjen diku tjetër. Jam adaptuar gjithsesi”, thotë më tutje ai.

Foto Armend Berisha

“Praxis Dr. Odai” edhe në Tetovë

“Dëshira dhe malli për vendlindje më ka nxitur që këtë vit të bëj edhe një hap tjetër duke hapur edhe një ordinancë internistike në Tetovë me emrin “Praxis dr Odai””, tregon internisti shqiptar.

Mbase ndryshe nga mjekët tjerë të emigruar, tetovari kishte pasur më pak peripeci për t`u adaptuar në Zvicër. “Kolegët vendas dhe i gjithë personeli mjekësor më kanë pranuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Këtu s’ bëjnë dallime etnie, fetare, race apo mbi ndonjë bazë tjetër. Të gjithë ata që kanë një profesion, janë të profesionalizuar, mund ta ushtrojnë profesionin e tyre, pa pasur kurrfarë pengesash. Mund të them se këtu në Zvicër më kanë pranuar dhe mbështetur që në fillim, kurse tani që kam një përvojë të duhur, gjërat po shkojnë edhe më mirë.”

Foto Armend Berisha

Kush është dr. Vullnet Odai

Dr.Vullnet Odai është i lindur dhe i rritur në Tetovë. Pas kryerjes së tetëvjeçares kishte përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë. Si nxënës i dalluar ai vazhdon studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Sofje, më pas edhe specializimin të cilin e përfundon në Gjermani. Tetovari është i specializuar edhe në mjekësinë familjare kurse punon si internist një klinikë ditore në Cyrih.

“Maqedonia më mësoi shumë gjëra por atje s’ e kam arritur atë që e planifikoja. në atë kohë Gjermania dhe Zvicra më kanë ofruar kushte optimale që të ushtroj profesionin tim. s’ kam arsye të mos jem i kënaqur me shtetin zviceran, pasi që për njeriun punëtor, këtu gjithmonë ka pasur, ka dhe do të ketë punë.”

Bashkëpunim i mirë me mjekët tjerë shqiptarë

“Si në shumë shtete të tjera evropiane, ashtu edhe në Gjermani e Zvicër ka një numër të konsiderueshëm të mjekëve dhe  infermierëve shqiptarë. Të gjithë ata gëzojnë respekt të madh jo vetëm nga pacientët por edhe nga strukturat vendore e qendrore të shtetit. Jam krenar që shumica e mjekëve shqiptarë që punojmë këtu në institucione të rëndësishme mjekësore, realizojmë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, madje jo vetëm në fushën e mjekësisë”.

Foto Armend Berisha

Medizinisches Zentrum Dr Odai 

Fegistrasse 18

8957 Spreitenbach

 

 



loading...
(Visited 1 times, 1 visits today)

Related posts:

Disa zyrtarë të Ministrisë së Kulturës të prekur nga COVID-19
"Këmbët" e shpejta të virusit dhe vendnumërimi i deputetëve
Dy mjekë të Onkologjisë pozitivë me COVID-19
Një zyrtar i kabinetit të Agim Veliut infektohet me COVID-19
FSK me kapacitete të deminimit nënujor
Dorëhiqen ekspertët e grupit punues për procesin e vettingut
Pejë, 42 pacientë me COVID-19, spitali me një respirator
270 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet e Kosovës
Vjosa Osmani kërkon shkarkimin e anëtarëve të Listës Serbe në qeveri
Prishet rruga në Drenovc të Klinës, ende pa i bërë dy vite nga asfaltimi
Institucioni qeveritar kontrollohet për mospagesë të kontributeve tatimore e pensionale të punëtorëv...
Rigjykimi për drogën nga Tropoja, të akuzuarit s' vijnë në gjykatë
Projekt- Kodi Civil i Kosovës shkel të drejtat e komunitetit LGBTI
Kufizimi i orarit të punës po na shpie drejt një kolapsi ekonomik
QBD publikon falas online fjalorin për fëmijë shqip-gjermanisht
Versioni i Ministrisë së Shëndetësisë pse s' u pranuan vullnetarët në konkursin për profesionistë sh...
Pacientët me COVID-19 s' janë të rrezikuar në klinikën e Mjekësisë Sportive
"Unë jam mbretëresha e tortave me shqiponja dykrerëshe"
Vdekje e dyshimtë në Gjilan
Lloji i ri i COVID-19 më infektiv, a do të ketë vaksinë këtë vit?
Ministrja Bajrami flet për rënien ekonomike për shkak të pandemisë
20 të plagosur në trazirat në Beograd
Aksidenti në Klinë përfundon me rrahje
Ilir Meta kujton vëllezërit Bytyçi në 21 vjetorin e vrasjes
Dalin rezultatet e 365 mostrave, gjendje e rënduar edhe sonte
Sulmohet Parlamenti i Serbisë
Rokeri i vrarë i Srebrenicës
Arrestohet në Fushë Kosovë një person për ngacmim të viktimës
Gjendet i vdekur në pyll një person në Sankoc të Drenasit
Rritje e frikshme e vdekjeve nga COVID-19
Rastet e reja sot, Prishtina vazhon të jetë komuna më e prekur me COVID-19
Milani tregohet i fortë për Juventusin (VIDEO)
Infermieri kosovar tregon gjendjen pas punës 12 orëshe në menaxhimin e pandemisë
SHBA-të kërkojnë drejtësi për vëllezërit Bytyçi
Grenell ofron mbështetje për udhëheqjen evropiane në dialog
Seuli, spektakël me dronë për të falënderuar qytetarët në luftën kundër pandemisë |Revista Monitor
Gjykata e Strasburgut: Zvicra ia ka ndaluar me të drejtë hyrjen kosovarit
Mjeku nga Ticino kërkon vaksinimin e banorëve kundër gripit sezonal
Genci nga Ulqini, dhëndër i Spilbergut
Mjeku nga Ticino kërkon vaksionimin e banorëve kundër gripit sezonal
Gjermani po stërvit qenë për zbulimin e COVID-19
Zviceranet sot paguajnë shtatë herë më shtrenjtë për një maskë
Fondacioni “Vjosa” përkrahet nga Organizata Botërore e Shëndetit, si dhe ajo e Autizmit
Rihapet pas 4 muajsh, Muzeu i Luvrit |Revista Monitor
Sa para dërgoi diaspora në vitin 2020
Banush Neziri dhe Shoqata “Dobrosini” në Zvicër bëjnë me shtëpi një familje
Dyfishohet numri i të interesuarve që duan të hapin biznes në Zvicër
Shkarkohet drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu
Shqiptarja fiton mandatin e deputetes për herën e tretë në Kroaci
Dalin rezultatet e 324 mostrave të testuara për COVID-19
Dalin rezultatet e 324 motrave të testuara për COVID-19
Një person fiton çmimin për justifikimin më kreativ nga policia. Ja çfarë tha ai
Një në 10 udhëtarët zviceranë mbanë një maskë në transportin publik
Shqiptari shpallet trajneri më i mirë i Italisë nga Federata Italiane e Shahut
Universiteti privat në Zvicër që do të operojë si biznes, një risi që po mirëpritet
I infektuar me COVID-19 shkoi në klub, rrezikon 10 vjet burgim
Kroacia mban zgjedhje të parakohshme në kohë pandemie
Edisa Shahini: Mos e ndiqni modën, krijoni stilin tuaj personal
Shpend Ahmeti paralajmëron se po shkojmë drejt vdekjeve shkaku i mungesës së mjekeve e shtretërve në...
Kryemjeku: Po gënjejnë nivel pas niveli, nëse ky vërshim vazhdon, sistemi do të bie në kolaps
Kanë vdekur 12 pacientë brenda 24 orëve, ku është Ministri i Shëndetësisë?
“Nuk mundet me marrë frymë as 2 minuta pa aparatin e oksigjenit”, kosovari tregon për nënën e tij me...
Që nga mesnata edhe katër të vdekur me COVID-19
Rusi: Shkon mbi 10 mijë numri i viktimave nga COVID-19
Vjen për pushime në Kosovë, zvicerania grabitet nga i dashuri i saj
Ambasadorja Breca: "Karantinën do ta vuajë rëndë ekonomia e Kosovës"
Shqiptarja garon për mandatin e saj të tretë si deputete në Kroaci
Tigri vret kujdestaren e kafshëve në kopshtin zoologjik të Cyrihut
Sa kosovarë erdhën në Kosovë pas hapjes së aeroportit “Adem Jashari?
Situatë dramatike me COVID-19, qeveria mbledh nesër dejtuesit e shëndetësisë
Egjipti rinis fluturimet ndërkombëtare, rifillon sezoni turistik
KSHZ bën thirrje që të respektohen masat e marra nga Qeveria e Zvicrës
Olluri: Refreni 'sëmundje shoqëruese' po e trimëron popullatën për mosrespektimin e masave
Diplomuan nxënësit e Shkollës Shqipe të mësimit plotësues në kantonin e Cyrihut
Rekord i zi në Kosovë, për një ditë vdesin 6 persona të prekur me COVID-19
Studiuesi shqiptar në Australi: Beteja me Covid s' ka mbaruar
Humb betejën me COVID-19, vdes një 38 vjeçar në QKUK
Kosovarët paguanin 5000 euro për testet false të shtetësisë: Banda para gjyqit
“Dardania” nga Winterthuri, e para në festivalin virtual “Anadrini Folk 2020”
Dita e Pavarësisë së SHBA-së, festë edhe për shqiptarët
A mund të prekemi dy herë nga virusi SARS Cov-2?
Syla: Situata është alarmante, 20 përqind e punëtorëve shëndetësorë janë të infektuar me Covid-19
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim për qytetarët e saj
Britania largon masën e izolimit për 50 vende me ‘rrezik të ulët’
Këtë vit shumë shqiptarë s' do të mund t’i bëjnë pushimet në Kosovë
herët a vonë në jetën e Prof. Omer Xhemalit
Pandemia po ndikon edhe tek të diplomuarit në shkolla të mesme
Diaspora thyen rekord me paratë e dërguara në Kosovë gjatë pandemisë
Gjermania rrit pagën minimale - Albinfo
Ilaçi më i shtrenjtë në botë
Britani: Nxënësit detyrohen të kthehen shkolla në shtator
trajtimi i pacientëve me COVID-19, ju kushtoi spitaleve universitare 356 milion CHF
Zvicra autorizon përdorimin e antiviralit ‘Remdesivir’ pa prova terapeutike
Dublin, udhëtim në histori me Epic, muzeu multimedial i emigracionit     |Revista Monitor
Kosova diasporës: Kujdes kur kaloni nëpër Serbi
Njoftimi nga Ambasada: Kush mund të hyjë në Austri
Arrestohet kosovari 30 vjeçar që po punonte në të zezë
Regjisorja shqiptare në Rumani fitoi trofeun në Galanë e Çmimeve “Gopo”
Tekste falas për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë
Dënime të ashpra për ata që hyjnë në Austri pa teste nga Ballkani Perëndimor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Vlerat Shëndetësore të Manave të Bardha për diabetin (sëmundjen e sheqerit) (sëmundjen e sheqerit) dhe Artritin

Sat May 30 , 2020
Mani më shumë njihet për frutin e tij meshije të veçantë, dhe që është tani kudo nëpër tregje. Por në mjekësinë alternative manit i përdoren edhe gjethet, lëkura e pemës dhe sigurisht fruti. Përfitimet janë të shumtë duke nisur nga kontrolli i diabetit (sëmundja e sheqerit) (sëmundja e sheqerit) e […]