Organizata arabe zotohet se do të financojë ndërtimin e një qendre për kancerin e gjirit në Prishtinë


Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara, Avni Arifi ka marrur zotimin nga Sekretari i Përgjithshëm i Fondacionit të Grave Arabe për ndërtimin e një qendre të diagnostifikimit të hershëm të kancerit në gji dhe qendër për avancimin dhe mirëqenien e shëndetit të gruas së Kosovës.

Arifi me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë një vizite në Dubai, është njoftuar se Kosova do të jetë përfituese e donacionit prej 1,000,000 dollarësh nga kjo organizatë.

Sipas tij, objekti do të ndërtohet në Prishtinë dhe punimet do të fillojnë po sa  të ofrohet lokacioni i nevojshëm me hapēsire prej 2500 m2 nga autoritetet në Prishtinë.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ministrja Bajrami mbajti takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore, diskutuan për rigjallërimin e ekonomisë

Tue Jul 28 , 2020
Ministrja  e Financave, Hykmete Bajrami ka mbajtur takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, ku diskutuan për projektet aktuale, dhe ato që priten të realizohen në tri vitet e ardhshme në Kosovë. Sipas komunikatës, gjatë takimit u dikutua për punën e Ministrisë së Financave rreth menaxhimit […]