Mon. May 23rd, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Çfarë është ovulacioni ?

Ditë e parë e ciklit menstrual, dita kur fillojnë të përgatiten vezoret, është dita e parë e menstruacioneve. Dita e ovulacionit është momenti kur del veza. Veza e prodhuar hyn në tuba. Atje mund të fekondohet nga spermatozoidet.

Kur mund te mbetesh shtatzënë

Kjo varet nga faktorë të ndryshëm:
– nga kohëzgajtja e jetës së spermatozoidëve
– nga ajo e vezës
– nga periudha e ovulacionit

Spermatozoidët jetojnë në qafën e mitrës për 3-5 ditë.

Ndërsa jetëgjatësia e vezës shkon 12-24 orë. Andaj periudha pjellore llogaritet nga 4 ditë para ovulacionit deri në 24 orë pas tij.

Si ta kuptosh se je në fazën e duhur?

Disa shenja tregojnë se po ndodh ovulacioni. Por shumë femra s’paraqesin asnjë nga këto shenja:
– Dhembje të gjoksit
– Dhembje të barkut, nga ana e vezores që është në ovulim.
– Dëshira seksuale është më e fortë.
– Sekrecionet vaginale janë më të holla dhe më të shumta.

Si ta dallosh ditën e ovulacionit?

Ka metoda të ndryshme për të dalluar ditën e ovulacionit, pra momentin kur mund të mbetesh shtatzënë. Një prej tyre është dhe grafiku i temperaturës, që realizohet duke matur temperaturën çdo mëngjes. Mjeku muaj gjinekolog mund t’u ndihmojë ta realizoni. Megjithatë, për të përdorur këtë lloj metode, nevojitet të kesh një cikël mestrual të rregullt.

Kalendari i pjellorisë

Gjatë një cikli normal 28 ditor, zakonosht ovulacioni ndodh diku nga dita e 14-të. Por një grua mund të ketë një cikël më të shkurtër apo më të gjatë. Përshembull nëse cikli është 24 ditësh, ovulacioni ndodh të ditën e dhjetë. Faktorë të ndryshëm mund ta ndryshojnë ditën e ovulacionit, pra na nevojitet ta zgjerojmë llogaritjen dhe të mendojmë si periudhë pjellore atë nga dita e njëmbëdhjetë deri të tetëmbëdhjetë të ciklit.

Si ndodh fekondimi?
Kur një spermatozoid arrin të hyjë në kontakt me vezën, ndodh fekondimi, Veza e fekonduar arrin në mitër për 3 – 4 ditë dhe aty zhvillohet embrioni.

A mund të bëj fëmijë?

Pjelloria varet nga faktorë të ndryshëm:
– Mosha – pjelloria është maksimale rreth moshës 20-25 vjeç. Fillon të ulet dalëngadalë duke filluar nga mosha 26 vjeç dhe shumë më tepër rreth të 38-tave. E megjithatë sipas mjekëve kjo ndryshon nga njëra grua tek tjetra:disa janë akoma pjellore edhe kur shkojnë 45 vjeç, të tjera ende s’janë as 38
– Pesha – Anoreksia është një nga shkaqet e sterilitetit. Por kilet e tepërta apo ndryshimet e herëpashershme në peshë, mund të provokojnë edhe ndryshime në ovulacion.
– Çështje të higjenës – Duhani dhe alkooli provokojnë çrregulime në ovulacion. Gjithashtu ndikojnë negativisht dhe në prodhimin e spermatozoidëve
Stresi – gjendja e stresuar mund edhe ta bllokojë aspak ovulacionin.

Në fakt vezoret komandohen nga hipofiza, e cila lidhet drejtëpërdrejtë me sistemin nervor.