Pa maska në pazar, në Prizren shpërfillen masat ndaj COVID-19

loading...

Javëve të fundit rastet pozitive me COVID-19 janë duke thyer vazhdimisht rekorde, por një gjë e tillë s’ po bën përshtypje te qytetarët e Prizrenit.

Pa maska mbrojtëse dhe duke mos e respektuar rregullin e distancës janë parë dhjetra qytetarë në rrugën Ahmet Prishtina në Lagjen Bazhdarhane nga një video të dërguar nga një qytetar në adresën e KALLXO.com.

Në anën tjetër vendi po rrezikohet të mbetet pa shtretër për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, prapë masat ndaj COVID-19 s’ janë duke u respektuar mjaftueshëm.

Edhe pse Instituti Kombetar i Shëndetësisë Publike në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës bartjen e maskave e ka bërë obligative një gjë e tillë s’ është duke u respektuar nga disa prizrenas.

Qeveria mbrëmë ka marrë edhe disa vendime për masat parandaluese të coronavirusit në vend.

Bartja e maskave mbete ende obligative ose në të kundërtën do t’i shënohen gjoba të gjithë atyre të cilët s’ e respektojnë këtë vendim.

Nga ora Duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë, përveç në raste emergjente.

Të gjitha subjektet që ofrojnë transport publik (autobusë, kombi, taksi) të punojnë me përgjysmim të kapaciteteve të tyre sa i përket numrit

Në nivel vendi djë janë regjistruar edhe 239 raste të reja më SARS- CoV – 2, si dhe 102 të tjerë janë shëruar.

Brenda 24 orëve në Kosovë kanë humbur jetën shtatë persona si pasoj e COVID-19

Qeveria ashpërson masat ndaj përhapjes së COVID-19



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *