Pa sigurime shëndetësore në pandemi


Paracetamol, favipiravir, fraksiparina, enoksaparin, remdesivir, lactoferrina dhe vitamina të ndryshme, janë disa nga ilaçet që kërkohen për mjekimin e koronavirusit.

gjitha këto ilaçe kanë një kosto. Çmimet e tyre sillen nga 0.50 euro deri në 50 euro.

tretmani i sëmundjes , që shkakton koronavirusi, zgjat dy deri në tri javë, e në disa raste edhe më gjatë.

Por, pa sigurime shëndetësore, si po e tejkalojnë qytetarët në infektimin me këtë virus?

L.K (emër i njohur për redaksinë), punon në një kompani private dhe s’ ka sigurim shëndetësor.

Ajo tregon për Radion e Lirë se është prekur nga tre muaj më parë dhe se shpenzimet kanë qenë pothuajse të papërballueshme për xhepin e saj.

Shërimi nga COVID-19, thotë se i zgjati dy javë.

“I jam nënshtruar një terapie që kanë qenë shumë e shtrenjtë për xhepin e secilit qytetar të Kosovës, që jeton me një pagë. I gjithë tretmani më ka kushtuar 1,100 euro. Me pagën time ka qenë e pamundur t’i mbuloj të gjitha shpenzimet. detyruar të huazoj para nga shoqet”, tregon ajo.

Që prej 13 marsit të vitit , ka regjistruar mbi 71 mijë raste me koronavirus.

trajtimin e sëmundjes COVID-19, e ka vështirësuar edhe më shumë mungesa e sigurimeve shëndetësore, thotë Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës.

“Mungesa e sigurimeve shëndetësore ka treguar se qytetarët s’ janë të mbrojtur nga rreziqet financiare që mund t’i kenë Me kusht që kanë sëmundje dhe këtë më së miri e ka dëshmuar pandemia COVID-19, pasi shumë qytetarë janë detyruar të paguajnë shuma marramendëse për t’u trajtuar nga sëmundja e COVID-19 dhe shteti s’ ka arritur t’i mbulojë këto”, tha Kodra për Radion e Lirë.

Ai thotë se jo të gjithë qytetarët kanë mundur të marrin mjekimin e duhur, për shkak të pamundësisë për të paguar të gjitha medikamentet që u janë përshkruar nga mjekët.

“Disa pa ja dalin me 100 telashe, disa s’ po ja dalin aspak. që jetojnë me më pak se 1 euro në ditë e kanë të pamundur të trajtohen nga kjo sëmundje”, thotë ai.

mbetet shteti më i varfër në rajon, duke luftuar me nivele të larta të varfërisë dhe papunësisë masive.

Vlerësohet se 18 për qind e popullsisë jeton nën vijën e varfërisë me 45 euro në muaj dhe 5.1 për qind e popullsisë nën vijën e varfërisë ekstreme me nën 1.90 dollar amerikan në ditë.

Këto të dhëna janë të paraqitura në raportin e fundit të progresit për Kosovën të Komisionit Evropian.

Rreth 18 për qind e popullsisë s’ kërkon shërbime mjekësore

Niveli i lartë i varfërisë dhe papunësisë, sipas këtij , ka bërë që rreth 18 për qind e popullsisë në të mos kërkojë shërbime mjekësore në rast të përballjes me ndonjë sëmundje.

Në Raportin e fundit të Progresit, të Komisionit Evropian, publikuar në vitin , ishte theksuar se Kosova s’ ofron sigurim shëndetësor universal dhe shpenzimet nga xhepi për shëndetin mbeten të larta.

Ku mbetën sigurimet shëndetësore?

Kosova s’ ka sigurime shëndetësore, ani pse në vitin 2007, ishte miratuar Ligji për këtë çështje, por, që kurrë s’ ka hyrë në fuqi, pasi shefi i UNMIK-ut në atë kohë, s’ e kishte nënshkruar këtë Ligj.

Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ishin qeveritë që e tërhoqën ligjin për shkak të implikimeve buxhetore.

arriti ta miratojë Ligjin e ri për sigurime shëndetësore në vitin 2014, as ky ligj s’ ka gjetur zbatim deri tash.

Zbatimit të këtij ishte parashikuar se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajve, gjatë së cilës do të mblidheshin premiumet (fondet).

e fondeve, ishte paralajmëruar të nisë që nga 1 korriku i vitit 2017. Atë kohë ishin ndarë nga e Kosovës 17 milionë euro, derisa më pas ishin tërhequr për t’u orientuar në një destinacion tjetër, përkatësisht për e pensioneve për veteranët e luftës.

Prej atëherë çështja e sigurimeve shëndetësore ka mbetur pezull.

Në Kosovë, disa qytetarë janë të siguruar me anë të kompanive private, të cilat ofrojnë sigurime shëndetësore.

Postime të ngjashme