Paga e avokatit të Telekomit më e madhe se e Pilotit të NASA-s

loading...

Publicisti Halil Matoshi thotë se paga vjetore që e ka marrë avokati i Telekomit, Gazmend Nushi është më e madhe se paga vjetore e pilotit të NASA’s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Matoshi ka publikuar një fotografi ku përshkruhet pagesa e një piloti të NASA’s. Sipas saj, ai merr 136.069 dollarë brenda vitit.
E rrtimet në media tregojnë se zyrtari ligjor i Telekomit në është paguar brenda një muaji deri në mbi 12 mijë euro.
Shkrimi i plotë i Matoshit
Rroga vjetore e juristit në PTK= 140.000€
Rroga vjetore e pilotit në NASA= 136.069$
P.S.
Katër dekada punë pajadá, gazetar e redaktor, kryeredaktor, analist politik dhe analist i ligjeve, këshilltar i Kryeministrit… Kam dalë nga Qeveria e vendit me 150 € në konto.
Shkrimtar, autor i dhjetë librave.
Ekspert i medias, profesor…
Kurrë në jetë nuk kam marrë pagë vjetore sa paga mujore prej 12.400 € e ekspertit ligjor në PTK!?


Related posts