Pandemia në shkollat e Kosovës

loading...


Mësimi për vitin shkollor 2020/21 për shkak të pandemisë COVID-19 ka filluar në dy faza, e para më 14 shtator dhe e dyta më 21 shtator.

Për zhvillimin e mësimit në kohë pandemie Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm. Skenari A është për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshme.

KALLXO.com ka kontaktuar drejtoritë komunale të Arsimit për të parë gjendjen me pandeminë në shkollat Fillore dhe të Mesme në Kosovë.

Në kryeqytet që nga fillimi i vitit shkollor me COVID-19 janë infektuar 181 mësimdhënës dhe 289 nxënës.

“Procesi edukativo arsimor sipas planit-skenarit A, është duke u zhvilluar në 33 shkolla fillore dhe të mesme të ulta dhe në 7 shkolla të mesme të larta. ndërsa me planin B, procesin mësimor është duke u zhvilluar vetëm në dy shkolla të mesme të larta, ndërsa me planin C  procesin mësimor është duke u zhvilluar gjithsej në 9 shkolla fillore dhe të mesme të ulta, 4 shkolla të mesme të larta dhe një (1) çerdhe”, ka thënë Fatos Osmani, nga Drejtoria komunale për Arsim në Prishtinë.

pranë Prishtinës, komuna e Fushë Kosovës ka 66 nxënës dhe  34 mësimdhënës të infektuar me COVID-19. ndërsa dy shkolla janë duke zhvilluar mësimin me skenarin C.

Komuna e Kaçanikut, Lipjanit dhe Deçanit kanë vetëm nga një shkollë duke zhvilluar mësimin me skenarin C.

Në shkollat e Kaçanikut janë të infektuar 4 nxënës dhe 6 mësimdhënës.

“Prej sot Gjimnazi “Skënderbeu” me vendim të Task-forcës së shkollës për dy javët e ardhshme ka kaluar me punë sipas skenarit B, ndërsa shkollat tjera janë duke vazhduar me skenarin A”, ka thënë Zahir Doda, drejtor i Arsimit në Kaçanik.

ndërsa, në shkollat e Lipjanit janë 26 të infektuar me COVID-19, prej tyre 9 të shëruar.

“Në Komunën e Lipjanit kemi 24 shkolla fillore prej tyre 23 shkolla fillore janë duke mbajtur mësimin sipas skenarit A, ndërsa 1 shkollë fillore ShFMU “Dy Dëshmorët” në Dobrajë e Madhe nga data 02.11.2020 ka filluar mësimin me skenarin C. Shkollat e mesme SHML Gjimnazi “Ulpiana” në Lipjan dhe SHMP “Adem Gllavica” në Lipjan sipas skenarit A dhe B, ndërsa SHML “Shaqir Hoxha” në Shalë sipas skenarit A”, ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit, Elmaze Behluli.

Nga shkollat e Deçanit katër mësimdhënës janë shëruar plotësisht nga virusi COVID-19, ndërsa dhe pesë të tjerë janë të karantinuar.

“Vetëm një shkolle është duke vazhduar mësimin në skenarin C, edhe një jave. 18 shkolla në skenarin A dhe një shkollë në skenarin B. Nga java tjetër besojmë se shkolla që vazhdon të ndjek mësimin në skenarin C do të kalojë në skenarin A të mësimit”, ka bërë të ditur Ramiz Bajramaj, nga Drejtoria e Arsimit në Deçan.

Në komunën e Vushtrrisë janë dy mësimdhënës të infektuar me COVID-19, ndërsa dy shkolla janë duke zhvilluar mësimin në distancë, një shkollë sipas skenarit B dhe 33 shkolla sipas skenarit A.

Në komunën e Skenderajt të gjitha shkollat janë duke zhvilluar mësimin sipas skenarit A, ndërsa në komunën e Pejës vetëm shkollat Fillore janë duke mësuar me këtë skenar, shkollat e Mesme me skenarin B.

Në shkollat e Skenderajt janë 23 mësimdhënës dhe 4 nxënës të infektuar me COVID-19.

“Mësimi zhvillohet sipas skenarit A për të gjitha nivelet: 02 shkolla të mesme, 25 shkolla fillore,01 institucion parashkollor çerdhe”, ka bërë të ditur Bekim Latifi drejtor i Arsimit.

ndërsa, në shkollat e Pjesës 51 mësimdhënës dhe 10 nxënës janë të infektuar deri më tani dhe nga kjo javë pritet që një nga shkollat të kalojë në skenarin C.

“Te gjitha shkollat Fillore janë duke zhvilluar mësimin me skenarin A. Shkollat e mesme me skenarin  B. Deri me tani jo , nga java e ardhshme kalon me skenarin C Shkolla Fillore ”Vaso Pashe Shkodrani”- Peje dhe Shkolla e Mesme ”Shaban Spahija”- Pejë.”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Pejës.

Në komunën e Prizrenit, drejtoresha e Arsimit Xhemile Thaçi Vezgishi, ka bërë të ditur se mësimi në 33 shkolla ka filluar sipas skenarit A, shkollat kanë zhvilluar procesin mësimor sipas skenarit B dhe 10 shkolla kanë zhvilluar mësimin sipas skenarit A – B.

Numri i mësimdhënësve të infektuar me COVID-19 deri me sot është 17”, ka thënë Thaci Vezgishi.

Në shkollat Fillore dhe të Mesme në Komunën e Gjilanit dy shkolla janë duke zhvilluar mësimin sipas skenarit B, ndërsa shkollat e tjera sipas skenarit A.

Në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gjilanit numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me COVID-19 deri sot është 44 raste Pozitive”, ka thënë Nazim Gagica, drejtor i Arsimit në Gjilan.

Shkollat në Mitrovicën e Jugut kanë 15 mësimdhënës dhe 14 nxënës të infektuar, ndërsa 20 shkolla zhvillojnë mësimin me me skenarin A dhe 13 shkolla me skenarin A dhe B.

Komuna e Hanit të Eleizit deri më tani ka vetëm një nxënës të infektuar me COVID-19 dhe dy mësimdhënës.

“Nxënësi momentalisht është duke vazhduar mësimin që është i shëruar. Këtë javë kemi pas dy mësimdhënës pozitiv me COVID-19 dhe një i izoluar që është familje këto mësimdhënës, janë zëvendësuar me mësimdhënës tjerë”, ka thënë Menduh Vllashi, drejtor i Arsimin në Hanit të Elezit.

Ministria e Arsimit kishte para parë testimin e 1500 mësimdhënësve dhe ka para parë 1000 të siguroj 1000 mësimdhënës shtes, Po qe se mësimdhënësit infektohen me COVID-19.

“MASh në master planin për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie 2020-2021 të aprovuar nga Qeveria e Kosovës ka paraparë 1000 norma plotësuese, varësisht prej nevojave në mungesë të mësimdhënësve Vetëm po të infektohen me virusin covid 19. Mjetet nga ky master plan u janë ndarë komunave (sipas kriterit të numrit të nxënësve) dhe është kompetencë e komunave vlerësimi dhe ristrukturimi i personelit ekzistues sipas nevojës, me qëllim të plotësimit të kërkesave për zëvendësimin e personelit që mund të infektohet në vendin e punës”, ka thënë Diellza Kukaj, këshilltare politike e ministrit.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj kishte  marrë vendim që mësimi të filloj në dy faza, filluar faza e parë ka filluar me institucionet parashkollore, klasat 1, 2, 3, 6, edhe klasat 10 në shkolla, ndërsa klasat 4-5 sipas skenarit A . Më 21 shtator ka filluar mësimi për klasat 7, 8, 9, 11 dhe 12

udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), për ruajtje të shëndetit të nxënësve në shkolla, thuhet se shkolla duhet të sigurojë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra, secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t’i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit laserik çdo ditë.



Related posts