Pandemia pamundëson mbajtjen e Seminarit të Gjuhës Shqipe këtë vit

loading...

Pandemia e COVID-19 ka pamundësuar mbajtjen e edicionit të sivjetmë të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Edicioni i sivjetmë i këtij seminari, i 39-ti me radhë, sipas programit të caktuar më herët është dashur të nisë në pjesën e dytë të këtij muaji në Prishtinë, sipas traditës.

Vitin e kaluar edicioni i 38-të i Seminarit ishte mbajtur nga 19 deri më 30 gusht 2019.

Drejtoria e Seminarit s’ ka kthyer përgjigjen në pyetjet e KALLXO.com për fatin e edicionit të 39-të të seminarit. Por, Rrahman Paçarizi, mësimdhënës në Fakultetin Filologjik dhe ish-drejtor i seminarit, me anë të llogarisë së tij në Facebook ka lënë të kuptohet se këtë vit s’ do të ketë seminar të shqipes.

Paçarizi ka shkruar në Facebook se këtë vit Seminari s’ mund të mbahet për shkak të coronavirusit, të paktën, jo, siç ka thënë ai në formatin që mbahet që nga 1974.

Drejtori i Seminarit, Shkumbin Munish e ka publikuar në Facebookun e tij postimin e Paçarizit, me anë të së cilit bëhet e ditur se këtë vit s’ do të mbahet seminari.

KALLXO.com merr vesh se Drejtoria e Seminari planifikon mbajtjen e ndonjë aktiviteti për të shënuar në mënyrë simbolike seminarin, por deri në publikimin e lajmit s’ ka ndonjë njoftim zyrtar nga Seminari.

Megjithatë, Paçarizi me anë të Facebookut të tij bën të ditur se këtë vit s’do të ketë seminaristë në Prishtinë.

“Ky organizim, me i madhi i shkencave te albanologjisë, sivjet s’ mbahet, se paku jo në formatin qe është mbajtur qe nga viti 1974, i themeluar e mbajtur gjallë me shumë vështirësi nga emrat më të shquar të albanologjisë”, ka shkruar Paçarizi në Facebook, pak ditë më parë.

Duke kujtuar themeluesit e këtij festivali dhe albanologët që kontribuar në zhvillimin e aktivitetit më të madhe për albanologjike, Paçarizi ka lënë të kuptohet se seminaristët mund të takohen tek në vitin e ardhshëm.

“Seminari ka vazhduar dhe do të vazhdojë pavarësisht se është ndërprerë gjatë kohës së luftës e tash nga kriza botërore shëndetësore. Seminari do të vazhdojë pavarësisht se institucionet e Kosovës të rrëmbyer nga moda e mosdija s’ ia kane ditur vlerën. Të dashur seminariste, shihemi vitin e ardhshëm si përherë”, ka shkruar Paçarizi.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 nga Fakultetit i Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) i Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studiues e studentë që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e tetë sesione. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *