Panik në mes të qytetit, ndërtesa gjigande nis të lëkundet pa arsye

[ad_1]

Moti ishte i bukur dhe toka e qetë… ndaj dhe lëkundja e një gradaçele në zemër të një qyteti në Kinë, shkaktoi panik tek mijëra persona që ndodheshin brenda e jashtë saj.

ngjarja e pazakontë dukuri në qytetin e Shenzhen, në jug të Kinës. Sipas asaj që shkruan CNN, gadaçela 291 metra e lartë, nisi të lëkundej papandehur në mënyrë të pashpjegueshme. Videot e publikuara në mediat sociale tregonin turma njerëzit që largoheshin me vrap nga ndërtesa. Disa bërtisnin, disa në vrap e sipër kthenin kokën për të parë çfarë po ndodhte. Ashtu siç mund të shihte edhe në pamje, koha ishte e bukur dhe në rajon s’ u raportua për lëkundje sizmike. Fatmirësisht nga ngjarja s’ ka pati viktima apo të lënduar.

Gradaçela SEG Plaza, nisi të lëkundej rreth orës12:30 me orën lokale, të martën. Rreth 15 mijë persona ndodheshin brenda saj. Ata u evakuuan të gjithë brenda 90 minutave. Autoritetet që po hetojnë shkaqet e lëkundjeve thanë në një deklaratë se s’ kishin arritur të dallonin anormalitete në strukturën qendrore të ndërtesës, as në afërsi të saj.

Kulla ndodhet në një prej zonave tregtare më të mëdha dhe më të populluara në Huaqiangbei, një prej tregjeve më të mëdha elektronikë në botë. Në këtë ndërtesë ndodhen shumë kompani teknologjie. E përfunduar në vitin 2000, SEG Plaza është ndërtesa e 18-të më e lartë në Shenzhen dhe e 104-ta më e lartë në Kinë./e.r/dita

[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!