Paradite negative me coronavirus, pasdite IKSHP ia ndërron rezultatin


loading...

Behije Vranovci Ibraj, një qyetare nga Peja me anë të një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin mbi konfuzitetin që i është shkaktuar në lidhje me rezultatet e testit të saj për COVID-19.

Vranovci- Ibraj rrëfen se si në ditën kur nga Instituti i Shëndetit Publik kishte marrë rezultatin negativ për coronavirus, në të njejtën ditë është publikuar një listë ku ajo rezulton pozitiv me virusin corona.

“Une Behije Ibraj së bashku me bashkëshortin dhe djalin me datën 28.07.2020 jemi testuar për COVID-19 ngase ka qenë kusht për të kaluar kufirin në Shtetin Maqedon për operacion të djalit të caktuar për datën 31.07.2020. NEGATIV për Covid-19. Të njejtën ditë ka qarkulluar një listë me emrat e qytetarëve të komunës se Pejës të testuar për Covid-19 ku emri im  figuronte si POZITIV. Po ashtu të njejten ditë nga instituti në Pejë dhe nga IKSHPK kam pranuar telefonate ku më është kumtuar se nga tre antarët e familjes unë kam rezultuar POZITIV”, shkruan ajo.

Tutje ajo tregon se ka bërë testin edhe në Shkup ku edhe aty ka dalur negativ.

Vranovci- Ibraj thotë se ka kërkuar sqarime për rezultatet e ndryshme të testeve por  s’ ka marrë një përgjigje të duhur.

“Me të arrit në Pejë afersisht rreth orës 17:00 jemi paraqitur në Stacionin Policor në Pejë zyrtarit policor i kam prezantuar raportin ku rezultoj NEGATIV për Covid-19 i cili ka thënë se qenka rast interesant kurse na ka informuar se për pak minuta do të vijnë së bashku me inspektorët për të na dorëzuar vendimin për vetizolim por s’ kanë ardhur aspak”, shkruan ajo.

Ajo madje thotë se kanë marrë edhe qortime nga Policia e Kosovës duke mos i lejuar ta paraqesin rastin në organet e rendit.

“Përkundër faktit se Policia ka qenë në dieni se posedojmë testin e dytë nga shteti i Maqedonisë së Veriut s’ na kanë mundësuar të jepim deklaratë duke na qortuar pse keni dalë nga shtëpia duke na kërkuar të kthehemi në shtëpi ngase do të vijnë me inspektoret për të na dorezuar vendimin për vetizolim. Përkundër kësaj, gjerë tani Policia me Inspektorët s’ na kanë sjellë vendimin për vetizolim”, përfundon ajo shkrimin.

KALLXO.com ka dërguar pyetje tek Policia Rajonale e Pejës dhe te Instituti i Shëndetit publik por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli s’ ka marrë përgjigje.

 

 



loading...