Paralajmërimi i OBSH-së: Më e keqja s’ ka ardhur ende!

loading...

“Më e keqja e pandemisë së koronavirusit mund të mos ketë ardhur ende”, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë, gjashtë muaj pasi shpërthimi nisi.

Shefi i OBSH-së tha se virusi mund të infektojë shumë më tepër njerëz Me kusht që qeveritë s’ do të fillojnë të implementojnë politikat e duhura. Mesazhi i tij ndërkohë mbetet: testoni, gjurmoni, izoloni dhe karantinoni. Më shumë se 10 milionë raste janë regjistruar në tërë botën që kur koronavirusi u shfaq në kinë, në fund të vitit të kaluar.

Numri i pacientëve që kanë vdekur ndërkohë ka kapërcyer 500 mijë. Gjysma e rasteve globale janë regjistruar në SHBA dhe Evropë, por Covid-19 po rritet shpejt në kontinentet amerikane.  Virusi po prek po ashtu edhe Azinë Jugore dhe Afrikën, ku s’ pritet të arrijë kulmin deri në fund të korrikut. Shefi i OBSH-së tha ndërkohë se të gjithë duan që pandemia të përfundojë dhe t’i rikthehen jetës normale.

“Por realiteti i vështirë është se ne as s’ i jemi afruar fundit. Edhe pse shumë vende kanë bërë progres”, thotë ai “në shkallë globale pandemia po përshpejtohet.Me më shumë se 10 milionë raste dhe mbi gjysmë milioni viktima, Me kusht që ne s’ adresojmë problemet e identifikuara, Me kusht që mbetemi të ndarë dhe jo solidarë, atëherë më e keqja na pret përpara”.

Ai i kërkoi më shumë qeverive të ndiqnin shembujt e Gjermanisë, Koresë së Jugut dhe Japonisë, që i mbajtën shpërthimet e tyre nën kontroll me anë të politikave që përfshinin testime rigoroze dhe gjurmime.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *