Dieta mesdhetare s’ është thjesht në modë, por është një mënyrë jetese.

Regjimi ushqimor që përqendrohet tek frutat, perimet, drithërat dhe proteinat mund të ndikojë në reduktimin e rrezikut për disa sëmundje kronike.

Indeksi i ulët glicemik, tek ushqimtet me fibra të tretshme si frutat, perimet, arrat, farat dhe bishtajoret janë konsideruar prej kohësh çelësi i menaxhimit të sheqerit në gjak.

Ky indeks mat efektin e ushqimit në nivelet e insulinës dhe sheqerit në gjak.

Ushqimet mund të grupohen në: kategori me indeks glicemik të ulët, të moderuar dhe të lartë.

Ato me indeks të lartë glicemike, rezultojnë në rritje më të shpejtë të insulinës dhe sheqerit në gjak.

Shih edhe:  “Gëzimi i parë” pas humbjes së 25 prillit, Aurela Basha publikon foton me kryedemokratin për përvjetorin e martesës

ndërsa grupi që përfshin produktet me indeks të ulët glicemik, ndihmojnë në menaxhimin e sheqerit në gjak, kryesisht për shkak të përmbajtjes së fibrave të tretshme.

Studime të ndryshme ku AgroWeb.org mbështetet, liston këshillat e mëposhtme:

Drithërat, arrat, farat, pemët dhe perimet, janë mundësitë më të mira për të parandaluar ose për të menaxhuar diabetin (sëmundjen e sheqerit) e tipit 2.

Zgjedhja e ushqimeve me fibra bimore ( që kanë indeks të ulët glicemik), të tilla si patatet e ëmbla, elbi, kinoa dhe tërshëra janë shumë të dobishme për të parandaluar diabetin (sëmundjen e sheqerit) por edhe njerëzit me diabet (sëmundja e sheqerit).

Dieta mesdhetare ka elementë shumë të shëndetshem, siç është vaji i ullirit, i cili zëvendëson mjaft mirë vajrat dhe yndyrnat e tjera të dëmshme si gjalpi dhe margarina.

Shih edhe:  Tregu arab, BE-ja do t’i heqë verës alkoolin. Italia: Do shesim ujin për verë?

Gjithashtu avokadot, arrat dhe peshqit janë disa nga ushqimet karkateristike të kësaj diete, ta pasura me yndyrna të shëndetshme.

ndërsa kur bëhet fjalë për proteinat shtazore, këshillohet konsumi i peshkut të paktën dy herë në javë dhe marrja e proteinave të tjera shtazore nga mishi i pulës, vezët dhe produktet e qumështit disa herë gjatë javës.

Një studim i kryer nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, tregoi se ato gra që në regjimin e tyre ushqimor kishin përfshirë ushqime nga diteta mesdhetare ishin më pak të prirura për të zhvilluar diabet (sëmundja e sheqerit) të tipit dy.

Megjithatë studiuest shpjegojnë se edhe pse ushqimi luan një rol kyç në shëndetitn tonë, duhet të kalojë një kohë e konsiderueshme që ju të shihni përfitimet shëndetësore prej tij./AgroWeb.org

Shih edhe:  Policia dënon 791 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19