Skip to toolbar

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme


loading...

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale më të gjata me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat herë-herë pasdite do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Reshjet përgjithësisht në gjithë territorin do të jenë shumë më të ulëta se reshjet e fundit të javës që po e lëmë.

Temperaturat do të shënojnë rritje graduale në të dy vlerat ekstreme.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës, prandaj këshillat e IKSHP janë në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimet veriperëndim dhe juglindjeje me shpejtësi 1-9m/s”, njofton Instituti.



loading...