Thu. Jul 7th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Bëhet fjalë për dembelizëm apo kemi të bëjmë me një problem në zhvillimin e fëmijës? Kjo është pyetja që prindërit i bëjnë vetes kur fëmija vonon të flasë.
Por përse s’ flet akoma fëmija juaj?
Edhe pse fëmija në moshën 2 vjeçare s’ flet akoma, ka mënyrën e vet së të komunikuarit, përdorin një strategji të caktuar për të shprehur nevojat e tyre. E folura e fëmijës është një aftësi që zhvillohet në mënyrë natyrale dhe me kalimin e kohës, ndërkohë prindërit duhet ta stimulojnë sa më shumë dhe në mënyrë natyrale, pra pa e forcuar.
Pas vitit të dytë të jetës jo të gjithë fëmijët flasin, dhe këtu fillon gabimi i prindërve. Ata nga ankthi fillojnë të bëjnë krahasime duke harruar se fëmijët janë etapa të ndryshme zhvillimi.
Disa fëmijë përqëndrojnë më mirë energjitë e tyre në proçesin e zhvillimit motorrik dhe më pas zhvillojnë gjuhën, dhe kjo është e njohur si maturimi i sistemit vestibular (organi i ekuilibrit) që ndodhet prapa veshit. Ky sistem maturohet pikërisht nga zhvillimi motorrik i fëmijës, i cili ka rëndësi edhe në zhvillimin gjuhësor.
Kur mund të shqetësohemi?
Sipas të dhënave të specialistëve, dhe konkretisht mjekes Antonella Sagone, të publikuara në “Pampers”, s’ mund të flasim për një vonesë edhe në moshën 4 vjeçare Po qe se fëmija s’ artikulon qartë por paraqet një zhvillim të mirë të përgjithshëm dhe shpreh disa fjalë. Sipas specialistëve fëmija mund të fillojë të komunikojë me ju jo vetëm me anë të fjalëve, por edhe me anë të gjesteve të cilat shpesh shoqërojne edhe “fjalët” që ai është duke thënë.
Fëmijët janë të ndryshëm
Disa fëmijë kuptojnë gjithçka por fillojnë të flasin pas vitit 2-3 të jetës, disa fëmijë të tjerë prodhojnë disa tinguj që s’ tregojnë asgjë, disa të tjerë flasin aq mirë me gjeste sa s’ kanë nevojë të përdorin fjalët, pra të në momentin që fëmija ka një zhvillim të mirë të përgjithshëm ju s’ duhet të shqetësoheni. Në momentin që vendosin të flasin këta fëmijë do të jenë flasin shumë mirë dhe madje do të thonë edhe fjalë tepër te vështira.

Burimi: pernenat.al

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page