Pas Haxhi Shalës, AAK-së i bashkohet edhe një asamblist i NISMA-së

loading...

Asamblisti komunal i Malishevës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Luan Kryeziu ka aderuar në Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeziu me anë të një postimi në “Facebook” në të cilën ka bashkangjitur edhe një fotografi me deputetin Haxhi Shala.

Kryeziu iu bashkua AAK-së, dy ditë pasi që Shala zyrtarizoi aderimin në po të njëjten parti, e për këtë të fundit thotë se rrugëtimin e tij politik “do ta vazhdoj së bashku me njeriun e fjalës, Haxhi Shala, i cili çdoherë ishte zëri im si në Kuvendin e Kosovës”

Deri të dorëheqja nga NISMA Socialdemokrate thotë se erdhi “që kur kjo parti nisi të mos e respektojë anëtarësinë̈ e saj dhe kontributdhënësit e saj të vërtetë”.

“Ju njoftoj se sot paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga të gjitha funksionet politike në subjektin politik Nisma Socialdemokrate. Besimin tuaj do ta ruaj dhe do të vazhdoj fuqishëm të jem zëri juaj në Kuvendin Komunal të Malishevës”, ka shkruar ai.

“Vendimi im për të dhënë̈ dorëheqje nga funksionet e Nismës Socialdemokrate s’ ishte i rastësishëm, por i menduar mirë dhe pas një̈ kohë të gjatë, përkatësisht, që kur kjo parti nisi të mos e respektojë anëtarësinë̈ e saj dhe kontributdhënësit e saj të vërtetë”, shtoi ai.

“Rrugëtimi im politik në këtë̈ subjekt nisi që nga themelimi i saj në vitin 2013. Gjatë kësaj kohe, me të gjithë̈ potencialin tim njerëzor, intelektual e politik, në bashkëpunim të ngushtë e të sinqertë me shumë bashkëpunëtorë̈ u munduam që ta ndërtojmë̈ një̈ strukturë sa më të fuqishme politike, mirëpo ishte e pamundur pasiqë tani ky subjekt e ka humbur drejtimin për në rrugën që u patëm zotuar që të shkojmë”, ka shkruar Kryeziu në rrjetin social “Facebook”.

Për partinë e Ramush Haradinajt thotë se i ka dhënë “hapësirë të gjerë të veprimit për t’i jetësuar idealet tona politike për të mirën e qytetarëve të Malishevës dhe të gjithë Kosovës”



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *