Thu. May 19th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

PYETJE: Pas marrëdhënies seksuale sperma del jashtë vaginës. A është kjo normale? Ka 7 muaj që po përpiqem që të mbes shtatzënë dhe po bëhem merak se mos kam ndonjë problem? A është kjo arsyeja që s’po ndodh shtatzënia? Poashtu, a duhet të kemi marrëdhënie seksuale në ndonjë pozicion të caktuar? Më kanë thënë që pas marrëdhënieve duhet të rri shtrirë dhe me këmbë përpjetë. A po veproj mirë?

Brenda kësaj pyetje duhet të jap dy përgjigje:

1). Pjesa e parë e pyetjes ka të bëjë me rrjedhjen e spermës jashtë vaginës pas marrëdhënies seksuale. Ejakulati ose sperma (që është lëngu që lirohet nga mashkulli gjatë marrëdhënieve seksuale) përbëhet nga shumë komponente. Një nga përbërësit e spermës janë spermatozoidet të cilat janë qelizat që pritet të bashkohen me qelizën vezë për të ndodhur shtatzënia. Gjatë një ejakulimi lirohen 20 deri 400 milion spermatozoide, por për të ndodhur shtatzënia duhet VETËM NJË spermatozoid. Është normale që shumica e spermatozoideve së bashku me spermën rrjedhin jashtë vaginës, por shumë prej tyre mbeten në forniksin e pasëm të vaginës. Disa prej tyre e kalojnë qafën e mitrës dhe mbërrijnë deri te tubat uterine ku pritet që të takohen me qelizën vezë. Pra, është normale që sperma të rrjedhë jashtë vaginës.

2). Pjesa e dytë e pyetjes ka të bëjë me pozicionin e caktuar gjatë dhe pas marrëdhënieve seksuale. Nuk ka fakte shkencore se ndonjë pozicion i caktuar gjatë seksit ose mbajtja e këmbëve përpjetë pas marrënieve seksuale e rrit gjasën për të ndodhur shtatzënia.

Nëse kalojnë më shumë se 12 muaj marrëdhënie të rregullta seksuale dhe nuk vie deri te shtatzënia, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun (nëse jeni mbi 35 vjeç duhet të prisni jo më shumë se 6 muaj).

☎️ 045 725 725
☎️ 049 66 77 22 (ky numër edhe viber)
📍 Ulpiana D9, Prishtinë

POLIKLINIKA “DR.MEMLI” – SË PARI SHËNDETI!