Pas vërshimeve, 70 banorë po qëndrojnë në Aeroportin e Gjakovës

loading...


Rreth 70 persona janë akomoduar në Aeroportin e Gjakovës si pasojë e përmbytjeve që ndodhen në këtë qytet.

Banorët thonë se lumi që kishte dalë nga shtrati iu ka përmbytur gjithçka që kanë pasur dhe që më s’ ishin të sigurt të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Uji na ka marrë dhe na ka përmbytur me parket e me kuzhinë e me gjithçka që kemi pasur”, thotë qytetari Besnik Ymeraj për RTV Dukagjinin.

Një tjetër qytetare thotë se tashmë gjendja e tyre është shumë më e mirë se që ishte më parë.

“Në këtë vend është shumë në rregull. Na kanë pru shtroje dhe mbulesa na kanë thënë që do të na sjellin edhe tesha për fëmijë. Sot na kanë pru bukë e të gjitha të mirat. Dje kemi qenë shumë keq”, shprehet Bardhe Berisha.

Në anën tjetër Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunë e Gjakovës, Vehat Hoxhaj ka thënë se sot situate është më e qetë sa i përket vërshimeve.

“Për momentin gjendja është stabile. s’ ka kërkesa shumë të mëdha. Ekipet emergjente janë duke punuar për të pastruar pengesat që janë në rrugë.

Shtabi Emergjent në Komunën e Gjakovës është duke u kujdesur që banorët e strehuar në Aeroportin e Gjakovës të kenë veshmbathje, ushqim dhe mjete higjienike derisa t’iu bëhet një zgjidhje tjetër.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *