Pas zgjedhjeve të ardhshme, situata do të ndryshojë radikalisht


Në një intervistë të gjatë, Albin Kurti flet rreth aktakuzës së Gjykatës Speciale, pasojave politike, zgjedhjeve të reja dhe synimin e tij për t’u rikthyer në pushtet me 50 përqind të votave.

 

Brenda 41 muajve të fundit, Vetëvendosje ka arritur të dalë si partia më e votuar në Kosovë, me liderin e saj Albin Kurti si më të votuarin në zgjedhjet parlamentare të vitit qershorit 2017 dhe zgjedhjeve të vitit të tetorit 2019. Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje dhe Kurti s’ kanë arritur ta mbajnë timonin qeverisës më shumë se 50 ditë, kur në mars të këtij viti një mocion mosbesimit rrëzoi Kurtin.

Zhvillimet e fundit pas aktakuzës së Prokurosisë së Dhomave të Specializuara ndaj disa prej liderëve kryesorë të UÇK-së, pasojat në politikën e brendshme, zgjedhja e presidentit, zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe fati i marrëveshjeve të Washingtonit, si dhe dialogu me Serbinë janë disa nga temat e diskutuar në një intervistë të gjatë me liderin e Vetëvendosjes.

pas aktakuzës ndaj Thacit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Kallxo.com: Zotëri Kurti, le të fillojmë këtë intervistë me konferencën për shtyp që e mbajtët fundjavën që shkoi. Duke iu referuar konfirmimit të aktakuzës nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë, ju keni kritikuar qeverinë aktuale për pamundësinë që të mbrojë të akuzuarit për . Çfarë mund të bëjë më shumë qeveria në këtë rast dhe çfarë do të bënit ju ndryshe po të ishit në krye të qeverisë?

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Albin Kurti: Sot kemi një qeveri të paligjshme në Kosovë dhe kjo qeveri s’ mund ta mbrojë veten e lëre më Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo të pandehurit që janë në Hagë për shkak të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara. Është qeveri e pakicës e cila edhe si pakicë përditë zvogëlohet. Është qeveri që varet nga secili deputet i Listës Serbe. andaj, unë s’ mund të jem optimist që këta do të jenë në nivel të detyrës që kërkohet [për të mbrojtur UÇK-në].

Kallxo.com: E çfarë në këtë rast është detyra? Çfarë do të bënit ju po të ishit kryeministër në me zhvillimet në Gjykatën Speciale?

Albin Kurti: Ne e pamë se të pandehurit e kanë avokatin e tyre, por për t’u mbrojtur lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e domosdoshme që të ketë bashkërendim të mbrojtjeve individuale. Po qe se nga të gjithë luftëtarët e UÇK-së që do të akuzohen në Hagë, secili avokat përpiqet që ta shpëtojë klientin e vet, unë besoj se kjo do të jetë e dëmshme për shtetndërtimin e  Kosovës, për drejtësinë në Kosovë dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe vlerat e saj. Është e domosdoshme të kemi një sintetizim të një rangu më të lartë të mbrojtjeve individuale. Unë jam brengosur në njërën anë nga orientimi i aktakuzës dhe anën tjetër nga mbrojtjet individuale.

Kallxo.com: Po qe se do të kishim siç po e cilësoni ju një mbrojtje shtetërore ndaj të akuzuarve dhe Po qe se në fund të gjykimit ndonjëri nga të dënohet për , a do të mund të dëmtohej shteti i Kosovës për organizim të mbrojtjes së kriminelëve të luftës, Po qe se shpallen të tillë?

Albin Kurti: Ky proces do të jetë i gjatë. Me qeverisjen tonë ne do të bënim procesin e vettingut, me ç’rast jo vetëm gjyqësia e prokuroria, por edhe rangjet e larta në dhe në intelegjencë do t’i nënshtroheshin shoshitjes së vettingut dhe do ta ngritnim edhe reputacionin edhe efikasitetin e sistemit gjyqësor të Kosovës me ç’rast do të mund trajtonim të gjitha rastet ndërkombëtare që merren me Kosovën në gjykatat tona vendore. Unë besoj në shtetin e  Kosovës. 

Unë besoj që ne kemi vajza e djem të zotë, gra e burra të aftë për të vënë drejtësinë në vend për të gjitha kohërat e së kaluarës dhe në të gjitha rastet e mundshme. Ne do të duhej që me sistemin tonë të drejtësisë, si qeveri e ardhshme t’i marrim rastet e Gjykatës Speciale në gjykatat vendore, por, pas një procesi të vettingut, pas ngritjes së kapaciteteve tona, gjë që deri më sot s’ është bërë as në me rastet që i trajton Gjykata Speciale e as në me krimet e luftës të kryera nga Serbia.

Kallxo.com: Në vitin 2019, pak para se të bëheshit kryeministër, ju patët thënë se ‘po të vie Vetëvendosje në Qeverisje, ne s’ do t’i dorëzojmë të akuzuarit  në Gjykatën Speciale’. A do t’i dorëzonit të akuzuarit në Gjykatën Speciale po të ishit në pushtet dhe a ishte kjo çfarë e menduat në konferencën për shtyp këtë fundjavë?

Albin Kurti: Unë kam folur për atë që është derivat i qëndrimit fillestar e parimor se Gjykata Speciale s’ është një ngrehinë juridike e drejtë dhe transparente. Kishim UNMIK-un, kishim Tribunalin [e -së për Krimet në ish-Jugosllavi] e Hagës, kishim EULEX-in, edhe një Gjykatë Speciale, e unë mendoj se kemi nevojë për gjykata normale. Por, ju e patë që s’ mund të mos i dorëzosh këta si puna e ish-presidentit përse këta dorëzohen vetë.

Mendoni se s’ do të duhej të dorëzoheshin?

Albin Kurti: në të vërtetë këta dorëzimin e kanë bërë në vitin 2014, 2015. Pra, s’ kanë qenë njerëz këmbëngulës që mos të mund t’i dorëzosh. Unë edhe njëherë po insistoj, që të gjitha pretendimet ndërkombëtare do të duhej të trajtoheshin në gjykata vendore në bashkëpunim me ndërkombëtarë, por në gjykata vendore përse e kemi shpallur pavarësinë.

Kallxo.com: Megjithatë, tashmë Gjykata Speciale është një realitet faktik. Po flasim për gjëra post-festum. Si e keni parë kritikën që me këtë qasje, ju po ndërhyni në çështje të gjyqësorit dhe po e sulmoni Gjykatën Speciale?

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Albin Kurti: Gjykata Speciale është një ngrehinë artificiale që na është sipërvendosur prej lart në tentimin e dytë për ta amandamentuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës me 3 gusht 2015, pasi që dështuan me  26 qershor.

Unë i kam ambiciet më të mëdha për shtetin e Kosovës dhe rrjedhimisht dua që drejtësinë ta bëjnë gjykatat vendore. s’ kam qenë kundër Tribunalit të Hagës përse ai është marrë me krejt rajonin, por një gjykatë ndërkombëtare enkas vetëm për Kosovën, ku me imponimin e ish presidentit [Hashim Thaçi] e aso kohë ish- Ministër i Jashtëm, u përdrodhën duart e deputetëve të partisë së tij, vetëm e vetëm që të instalohet ajo gjykatë. 

Tash, fakti që kjo gjykatë është edhe vendore e bën situatën edhe më të rëndë jo më të lehtë. Kur dikush mua ma përmend që Gjykata Speciale s’ është ndërkombëtarë por është vendore, ma kujton dhunën e verës së vitit 2015. Pra, s’ ka qenë vullneti i lirë i deputetëve në atë kohë. Tash ne e dijmë që kemi shumë situata kur deputetët i ngrisin duart e situata kur i ngrisin të dy duart. [Qesh]. Pra, s’ votojnë me një dorë por me dy duar. Dorëzohen. Mirëpo unë s’ besoj se vota që e marrin prej qytetarëve duhet të shprehet me deputetë të dorëzuar. Pra, çasti kur dikush ma përmend se Gjykata Speciale s’ është vetëm ndërkombëtare por vendore  mua ma kujton dhunën institucionale të verës së vitit 2015.

Kallxo.com: Ju po thoni se krimet e pretenduara të luftës duhet t’i trajtojnë gjykatat vendore, ndërkohë në ligjërimin tuaj publik ju keni folur për një gjyqësi të kapur nga politika dhe për nevojën e ç’kapjes së një shteti të kapur. A s’ është kontraverse Po qe se thuani se gjykatat vendore duhet të mirren me krimet e luftës e në të njëjtën kohë t’i cilësoni ato si të kapura?

Albin Kurti: Ka një komponentë të fuqishme politike te Gjykata Speciale. Fakti që unë them se gjykatat vendore janë gjykata të kapura në përgjithësi e kjo s’ vlen për secilin gjykatës, s’ do të thotë që Gjykata Speciale automatikisht është e paanshme, e pavarur dhe e drejtë. Pra, unë i kritikoj të dyjat. Por, ne filluam me qeverisjen tonë. s’ patëm mandat katërvjeçar, patëm funksionim katërmujor dhe me kompetenca të plota vetëm pesëdhjetë ditë.

Kallxo.com: Por ju s’ do të arrinit ta zhbënit Gjykatën Speciale pavarësisht reformave që mund të ndodhin. Pra, të kuptojmë më mirë. A po thoni se do të ia ndryshonit rrjedhën e Gjykatës Speciale dhe në çfarë kuptimi mund të ndikonit?

Albin Kurti: Ta zëmë Prokuroria do të duhej të vepronte për krimet e luftës.

Kallxo.com: Por prokuroria kosovare mund të thoshte se këto krime janë në mandatin e Gjykatës Speciale.

Albin Kurti: Po po. Janë tre prokurorë për krimet gjatë luftës në Kosovë. I kemi vetëm 3 prokurorë. Ky numër duhet të rritet dhe ata duhet të punojnë. Unë besoj që prej shkarkimit të bordeve të korruptuara të ndërmarrjeve publike e deri çështja e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, filloi të ndërtohet trysnia e madhe institucionale e shoqërore mbi prokurorinë. Pra, filloi të krijohej klima se edhe për krimet e paqes edhe të luftës po krijohej një klimë e re e Gjykata Speciale s’ ishte askund në atë kohë.

Kallxo.com: Pra ju po aludoni se Gjykata Speciale do të sillej ndryshe po të ishit ju në pushtet. Pse?

Albin Kurti: Po. Së pari ne kishim pandeminë dhe mocionin e mosbesimit e në anën tjetër kishim trysninë e jashtëzakonshme nga ish-administrata [Trump] që së shpejti do të jetë ish-administratë për heqjen e reciprocitetit. Por, unë besoj se si kryeministër i Kosovës, me Brukselin do të kisha filluar një dialog lidhur me Gjykatën Speciale, meqenëse ka plotësisht mungesë të transparencës. 

Kallxo.com: Çfarë synimi do të kishit me këtë dialog duke qenë se Bashkimi Evropian ka insistuar në formimin e Gjykatës Speciale?

Albin Kurti: Shikoni, Gjykata Speciale e ka një këmbë brenda Kosovës dhe një këmbë jashtë Kosovës. E unë do të isha i interesuar që të takohem me kokën e jo me këmbën. 

Kallxo.com: Zotëri Kurti, ka edhe të tjerë që po e shohin pozicionimin tuaj si një përdorim elektoral, për ta rritur bazën e votuesve të krahut të luftës që janë të pezmatuar me PDK-në që votuan Gjykatën Speciale dhe ju po doni ta shfrytëzoni këtë elektoralisht. Pse s’ qëndron kjo?

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Albin Kurti: Besoj se qëndrimi im vjen nga dy faktorë. Faktori i parë është se s’ më ka ndryshuar bindja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila është më e madhe sesa secili individ i saj, dhe para së gjithash, u takon martirëve dhe dëshmorëve të saj më shumë sesa të gjallëve. Bindja ime në raport me UÇK-në s’ ka ndryshuar dhe s’ është se s’ ka një sulm ndaj UÇK-së në atë aktakuzë. 

T’ju them të drejtën, s’ e kam pritur një sulm të tillë mbi UÇK-në. Ky togfjalëshi Ndërrmarrje e Përbashkët Kriminale që vendoset si një lloj subversioni politiko-historik i UÇK-së. Pra, unë i kam akuzuar shumë njerëz të UÇK-së për devijim por jo për qëllime të mbrapshta si në origjinë. Unë s’ mendoj se këta njerëz kanë lindur të këqinj. 

s’ mendoj se këta njerëz kur janë angazhuar në UÇK kanë pasur synime të këqija, unë mendoj se devijimi ka ndodhur udhës. Ky është problemi. Për mua është e pabesueshme përse është e pavërtëtë. Pra, unë jam befasuar me përshtypjen që ka prokurori për UÇK-në. Pra, në njëfarë mënyrë, do të ndodhë njëfarë shfajësimi edhe i atyre që kanë devijuar, duke i fajësuar për origjinat e mbrapshta, që s’ është e vërtetë.

Dhe e dyta është lidhja e historikut personal me historinë tonë të përbashkët e të përgjithsme. Unë kam besnikëri ndaj zyrës ku kam punuar. Unë kam bërë gabime në jetë mirëpo ka edhe gjëra për të cilat jam shumë i lumtur e krenar. Zyra e bacës Adem [Demaçi] në ku unë kam qenë sekretar i tij, dhe unë e di atë pjesë të historisë shumë mirë.

Kallxo.com: Por ju s’ mund ta dini për secilin prej katër të akuzuarve çfarë ata mund të kenë urdhëruar apo bërë gjatë luftës. Pse po merrni përgjegjësi tash?

Albin Kurti: Është e vërtetë. Por unë po them që Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale që aludon në një strukturë paralele, jo formale përbrenda, e cila na paska pasë edhe një qëllim paralel, struktura paralele me qëllim paralel unë këtë s’ e besoj. Lufta çlirimtare është e ashpër. Por ajo s’ guxon të jetë mizore.

Kallxo.com: A po e shihni aktakuzën si dëmtim të themeleve të UÇK-së?

Albin Kurti: Unë s’ e di a e ka dëmtuar por është sulm mbi të. Tash procesi në vijim  do të tregojë shumë gjëra. Unë s’ mbroj paraprakisht çkado e gjithçka që mund të shpallet në proces, por ajo çka shihet në fillim si qasje e prokurorisë është problematike dhe është fort e njëanshme. 

Një gjë që dua ta them është se ajo që aktakuza vë në shënjestër është koncepti i burgut të një ushtrie çlirimtare. A ka të drejtë ushtria çlirimtare të ketë burg? Kjo është pyetje shumë e rëndësishme. E unë besoj se nga leximi i aktakuzës konsiderohet se jo vetëm kundër krimeve të njerëzimit dhe trajtim ç’njerëzor, që kurrsesi s’ mund të mbrohet ama aty thuhet ndalime të paligjshme. 

Prokuroria konsideron që Ushtria Çlirimtare s’ ka patur të drejtë të ndalojë askënd e unë s’pajtohem me këtë. Kjo është shumë fundamentale, konceptuale. Dmth, Policia e Serbisë paska pasë të drejtë të na ndalojë e Ushtria Çlirimtare kur dikush të vie në Zonën Operative s’ paska patur të drejtë.

Kallxo.com: Si i përgjigjeni atyre kritikëve që ju thonë se ju si një politikan progresist, e edhe me prirje për të folur për të drejtat e njeriut, s’ është se po flisni ose shprehni ndjeshmëri ndaj viktimave që përmenden në këtë aktakuzë. Në aktakuzë janë 98 persona që po pretendohet se janë vrarë…

Albin Kurti: përse është legjitime nënpyetja. Për cilat viktimat e keni fjalën përse unë s’ jam në gjendje të përgjigjem përse s’ e di se cilat po i trajton Gjykata Speciale. 

Kallxo.com: Janë 98 dhe pritet të zbardhen në aktakuzën që ishte e redaktuar..

Albin Kurti: Kjo vjen në një fazë të dytë të procesit por kur thua ‘viktima’ ti ke dikënd në mend… s’ mund të thuash në përgjithësi ‘viktima’. Cilat viktima? Për mua është mungesa e transparencës së Gjykatës Speciale, është problematike me folë konkretisht përse ai s’ po të len me folë konkretisht.

Pasojat politike pas zhvillimeve të fundit

Kallxo.com: Gjitha këto zhvillime me Gjykatën Speciale do të lënë pasoja politike  në Kosovë.  A mundet Gjykata Speciale të bëhet arsyeja e bashkimit apo koalicionit me PDK-në apo ju akoma vazhdoni t’i qëndroni besnik mendimit tuaj se PDK duhet të qëndrojë edhe më tutje në opozitë?

Albin Kurti: Unë besoj se faktori kryesor i kapjes së shtetit të Kosovës është udhëheqja e PDK-së dhe pa u reformuar në opozitë , çfarëdo koalicioni me të s’ është koalicion.

Kallxo.com: As për faktin që është ndërruar lidershipi dhe kryetari i tyre është në Hagë?

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Albin Kurti: Është e njëjta PDK. s’ ka ndryshuar, s’ ka pasë as e as reformim. njëjtit janë ata. Pra, për mua s’ ka ndodhë kurfarë reformimi në opozitë i Partisë Demokratike të Kosovës. Përkundrazi, ajo ka qenë ndër faktorët e rëndësishëm të rrëzimit të qeverisë sonë. Mos harroni, pa 24 votat e PDK-së s’ do të mund të rrëzohej qeveria Kurti përse s’ do të bëheshin 61 vota. Edhe shumë interesant, asnjë s’ mungoi atë ditë. 24 deputetë i kanë, të 24 si rruzat në pe kishin ardhur me 25 mars me i çu dy duart para Grenellit se jo para meje. Kshtu që s’ ka kurfarë reformimi aty.

Unë aspak s’ e shoh PDK-në si partner. aspak. Por tash s’ e shoh as LDK-në [qesh]. A po kupton…

Kallxo.com: Kur ju kemi intervistuar para tri viteve ju jeni shprehur optimist për bashkëpunimet me individë e parti tjera në Kosovë. Këto tri vitet e fundit kemi parë se të gjitha partitë politike kanë treguar më shumë aftësi për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën më shumë sesa me Vetëvendosjen. Si e shihni të ardhmen tuaj politike Po qe se të gjitha bëhen kundër jush shumë lehtë dhe jo të qeverisin me ju. Çfarë zgjidhje keni ju?

Albin Kurti: Unë dy herë kam dalë më i votuari, tash e treta e vërteta. Pas zgjedhjeve të ardhshme, situata do të ndërrojë radikalisht, meqenëse s’ do të jemi vetëm të parët por edhe do të përbëjmë shumicën. Situata është e këtillë përse është shtet i kapur. Përndryshe s’ ka kuptim që në një vend demokratik të jenë në opozitë dy njerëzit më të votuar në Repulikë. 

përse s’ jam vetëm unë në opozitë [por edhe kryetarja e Kuvendit]. Kjo tregon që s’ ka demokraci në këtë vend dhe se Kosova ngelet një shtet i kapur. Arsyeja pse këta po bëhen bashkë vjen para dhe pas zgjedhjeve kur bëhen koalicionet edhe aty janë “lulet e së keqes”.

Përderisa unë negocioj mbi tavolinë në dy rrafshe; për program e plan edhe për pozita në ekzekutiv, ata i kanë tri lloj temash përfundi tavolinës. Unë ato s’ i kam. Unë s’ negocioj nën tavolinë e ata edhe mbi e edhe nën tavolinë dhe këtë e bëjnë për punësimet e militantëve partiakë, për tenderat e biznismenëve të partisë e të tjera.

Kallxo.com: A po ndërtoni kështu një narrativë se zgjidhja e vetme mbetet për të fituar 50 përqind të votave që të qeverisni me vendin dhe a mbetet e vetme kjo si mundësi që ju të qeverisni me vendin?

Albin Kurti:  me aktgjykimin e pranverës së vitit e ka kundërshtuar aktgjykimin e verës së vitit 2014. Pra, ka rënë në kundërshtim me vetveten. Dhe kjo Gjykatë kushtetuese e ka imponuar situatën që në zgjedhjet e ardhshme ne t’i fitojmë mbi 50 përqind, mbase jo vetëm por edhe me ndonjë subjekt tjetër varësisht se çka do të regjistrohet si subjekt elektoral.

Kallxo.com: E keni fjalën për zonjën Vjosa Osmani?

Albin Kurti: Po. Unë padyshim se atë bashkëpunim e shoh si të rëndësishëm e domosdoshëm përse rezultati i 6 tetorit është shkatërruar nga kapësit e shtetit dhe ekziston një humnerë midis popullit dhe përfaqësimit politik në institucione. 

Tash edhe nëpër sondazhe e matje të opinionit publik duket qartë tendenca e qytetarëve që të bëhen bashkë për ndryshim duke e votuar atë me mbi 50 përqind. Unë jam shumë optimist për këtë gjë. Dhe, mbase aq e thellë është kapja e shtetit të Kosovës nga regjimi i vjetër sa që s’ ka mundur të jetë ndryshe. 

Shihni, neve na don populli, këta duan njëri tjetrin. Dikur këta e kanë frikësu popullin e tash populli iu ka dalë prej dorës. Këta po i frikësohen zgjedhjeve. Ekziston një koalicion i pashpallur në Kuvendin e Republikës së Kosovës të forcave politike të cilat mund të duan gjithçka përveç zgjedhjeve të reja. 

Kallxo.com: Këtë të hënë, kryeministri Hoti, paralajmëroi se do të nisë së shpejti konsultimet për të zgjidhur çështjen e së ardhmes së presidentit të vendit. Me shumë gjasë, po mendohet një rikonfigurim i koalicionit qeverisës, duke zgjeruar koalicionin me PDK-në e cila po synon ulësen e Presidentit. Cili do të jetë veprimi juaj Po qe se ka rinkofigurim të ri në qeverisje dhe PDK përfshihet në qeveri me partitë e tjera. A keni plan si ta parandaloni një skenar të tillë dhe çfarë hapash do të ndërmerrni konkretisht?

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Albin Kurti: Në fushatën e fundit dhe në negociatat e mëpastajme me LDK-në, ne s’ ia kemi vendosur vetes vijë të kuqe me tjera partitë por ia kemi vendosur LDK-së një vijë të kuqë me partitë e tjera të PAN-it dhe nga PAN u bë PLAN. Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës është partia më e besushme e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ajo është fuqishëm në vendin e tretë në matjet e opinionit publik. 

Tash kur duhet ta ketë qeveria besimin më të lartë në e krizës së shumëfishtë të krizës shëndetësore, ekonomike politike e sociale, ne e kemi qeverinë më të pabesueshme në sytë, mendjet e zemrat e qytetarëve. E tash, dikush që është në krye të kësaj qeverie të paligjshme s’ e ka as një të shtatën e votave të zonjës Osmani me të cilën kanë garuar si kryeministre, s’ mund të ketë kurfarë autoriteti e kredibiliteti që tash të na takojë e të na bashkojë. s’ ka unitet pa legjitimitet.

Kallxo.com: E kuptoj por çfarë Po qe se LDK ka marrëveshje me PDK-në dhe partitë e tjera. A do të ndërmerrni diçka për ta parandaluar një gjë të tillë?

Albin Kurti: Une s’ mendoj se është e mundshme mos të ketë të reja e të parakohshme…

Kallxo.com: Por para tyre mund të ketë një president/e të ri. Mos po mbetet Vetëvendosje spektatore në këtë proces?

Albin Kurti: s’ mund të ketë president të ri me këtë qeveri të paligjshme e me këtë Kuvend të vjetër, vullneti i së cilit është i deformuar.

Kallxo.com: Më lejoni edhe njëherë ta shtroj pyetjen: Ai/ajo mund të jetë president jo legjitim në sytë e tuaj por ai/ajo do të jetë legal dhe potencialisht mund ta zë karrigen e presidentit me vota legale të partive tjera, përveç Vetëvendosjes..

Albin Kurti: s’ besoj se do të mund të zgjedhet ndonjë president itillë. Përveç se mendoj se s’ është i drejtë dhe e dyta s’ mund të vazhdojnë gjatë institucionet që janë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës. duhet ta kuptoni jemi në një situatë unike ku s’ mund ta bëjmë opozitën si duhet përse s’ kemi pozitë taman.

Kjo qeveri e dobët ra përtokë pas zgjedhjeve të Amerikës përse dihej se legjitimiteti i munguar nga poshtë e kompenzonin me takime e mbështetje nga jashtë. s’ mund të shoh se si do të ngriten kur janë në rënie. Këta janë nën mëshirën e gravitacionin e gravitacioni është i pamëshirshëm. 

Kallxo.com: Derisa po flasim ka një vetëshpallje të kandidaturës së Ramush Hardinajt për president. A ka gjasë që ju ta përkrahni kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të vendit potencialisht edhe pas zgjedhjeve?

Albin Kurti: Ne besojmë që duhet ta zgjedhim një president ose presidente që është shprehje e unitetit të popullit. Dmth, zotëri është tëpër shumë partiak për t’u bërë president. Ne kemi pasur edhe më herët presidenta partiakë por s’ ia keni kaluar mirë.

Kallxo.com: Po thuani se profili i s’ është për ju i dëshirueshëm?

Albin Kurti: Jo. Unë mendoj se Haradinaj s’ mund ta shprehë unitetin e popullit përse është një kryetar partie. Është superpartiak. Së pari është gabim në hapa; së pari zgjedhjet e mandej zgjedhja e presidentit dhe së dyti duhet unë mendoj që ta kemi një president apo presidente e cila i afrohet përshkrimit të unitetit të popullit.

Kallxo.com: Vetëvendosje s’ ka një kandidat të tillë?

Albin Kurti: Jo. Ne s’ kemi një kandidat. Ne duam zgjedhje të reja dhe qeveri të re, e për president pajtohem se pas zgjedhjeve të reja. duhet të ulemi e ta gjejmë dikën mbi palët. Pra, s’ bën presidenti të jetë palë. 

Kështu e kishim ish- presidentin që ishte palë dhe unë i bëja thirrje ish- presidentit, ‘Meqë je aq i zhytur në politikat ditore, lëre kolltukun e presidentit, jep dorëheqje e eja në zgjedhje se ju jeni shumë partiak, jeni shumë i njëanshëm’. Edhe Haradinaj është i tillë. Njeri i fushatave elektorale. 

s’ mund të kemi president të njëanshëm. Është e domosdoshme ta kemi një president të paanshëm e mbi palët.

Kosova pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë

Kallxo.com: Zotëri Kurti, a ka ndryshuar diçka në politikën kosovare pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë dhe fitores së Biden që ju e përkrahët haptazi?

Albin Kurti: E gjithë lufta kundër Vetëvendosjes është bërë në emër të Trump e [Richard] Grenellit. A ju kujtohet akuzat për anti-amerikan ndaj meje. Pra, kur ishte kandidate zonja [Hillary] Clinton në 2016 s’ mbet kërkush i madh e i vogël duke thirrur të votohet Clinton. Kur erdh puna te Biden më lanë vetë.

Kallxo.com: A ishte strategjike dhe e mirëmenduar përkrahja e hapur ndaj Biden?

Albin Kurti: Epo për Klinton ishte në rregull, apo?

Kallxo.com: s’ ishte në rregull por përkrahjen ndaj Klinton e quanit gabim strategjik dhe të panevojshëm. A mund të ishte gabim Po qe se Trump fitonte dhe ai ishte përkrahja juaj më shumë si pasojë e personalizimi të politikës për shkak të raporteve të këqija me administratën Trump?

Albin Kurti: Jo. s’ ka asgjë personale. Ne si Vetëvendosje jemi pjesë e aleancës progresiste. Unë s’ kam asnjë funksion institucional e as deputet s’ jam. Dhe si kryetar i subjektit politik social demokrat e progresist, unë e konsideroj edhe detyrë politike që ta mbështes kandidatin e partisë simotër progresiste. Dhe, në anën tjetër, mendoj se për çështjen kombëtare shqiptare dhe për shtetin e pavarur të Kosovës, Biden është pakrahasimisht më përparimtar sesa këta që shkuan.

Kallxo.com: Padyshim që Po qe se i shohim rrjedhat historike Biden luajti një rol të rëndësishëm për Kosovën. Por s’ duhet harruar se derisa ishte zëvëndës president nën administratën Obama, administrata amerikane përkrahte marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit e Komunave me Shumicë Serbe. Ju keni qenë të zëshëm që këto marrëveshje kanë cënuar pavarësinë e Kosovës. Çfarë do të bëni Po qe se Biden shtyn një politikë të tillë sikurse krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe?

Albin Kurti: Pas peticionit të vjeshtës të vitit 2015, pas protestave dhe demonstratave dhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të publikuar me 23 dhjetor 2015, “Zajednica” s’ është e mundshme të instalohet në Kosovë. Unë s’ besoj se Biden del kundër vullnetit të Kosovës dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kallxo.com: A mendoni sa ka pritje të mëdha prej administratës Biden, duke qenë se 2008-2016, administrata amerikane ku bënte pjesë Biden është kritikuar poashtu për rolin pasiv në Ballkan.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Albin Kurti: Shikoni, Biden s’ e kishte dikë kundërkandidat dikë të Vetëvendosjes e as Nënën Terezë. [qesh] Ai kishte një kundërkandidat Trumpin. Ishte kontekst konkret. Dhe në këtë kontekst, unë besoj që gjëja e duhur ka qenë është të mbështetet Biden. 

Kallxo.com: A besoni se administrata e re Biden do t’i shtyejë përpara zotimet e 4 shtatorit të nënshkruar në zyrën e Trump dhe cila do të ishte e ardhmja e këtyre marrëveshjeve Po qe se ju ktheheni në krye të qeverisë.

Albin Kurti:  Kosovë-Serbi më 4 shtator e ka marrë koronavirusin. Por me 3 nëntor është shëruar. Qeveria “Koti”, mund të bëjë vetëm marrëveshje koti. Edhe iku ajo punë. Atë marrëveshje mund ta diskutojnë vetëm privatisht me Grenellin. Unë mendoj se marrëveshja e 4 shtatorit i ka bërë dëm Kosovës por me qeverinë e re që do të vie së shpejti dhe administratën e re Biden, s’ do të ketë dëme që s’ do të mund të korrigjohen.

Kallxo.com: E çka Po qe se Biden papritmas shprehet i gatshëm për të implementuar atë që u dakordua në zyrën e Trump-it me 4 shtator?

Albin Kurti: s’ besoj. Biden ka qenë kritik ndaj administratës Trump edhe sa i përket qasjes ndaj Ballkanit përse Trump s’ ka pasur qasje trans-atlantike por transaksionale në raport me Ballkanin.

Kallxo.com: Dhe si e shihni ju rolin amerikan?

Albin Kurti: Unë besoj se me presidentin Biden mund të rivendosen ura trans-atlantike që është e domosdoshme për Ballkanin. Që nënkupton, raporte konstruktive mes Brukselit e Washingtonit sa i përket Ballkanit. 

Kallxo.com: Por, ju e keni kritikuar në vazhdimësi qasjen pasive të asaj administrateës në 2016…

Albin Kurti: Shikoni, unë kritikën e kam mësuar nga Perëndimi. Por t’i kur kritikon diçka s’ konteston qenie por kriton për përmirësim.

Unë s’ do të them se do të them se do të ketë garancinë për mosgabime në të ardhmen ose lëshimeve. Por, besoj në një qasje dhe orientim të ri. 

Kjo s’ do të thotë se s’ do të ketë gabime e ne sa herë të ketë gabime do të kritikojmë. Shpresoj poashtu që emisari i ardhshëm i Washingtonit që do ta ketë çështjen e dialogut Kosovë Serbi, duhet të mësojë se si s’ duhet të jetë e kjo i bie mos të jetë si ish-emisari Grenell. Grenell ishte një kauboj. Por qytetarët e Kosovës s’ janë indianë mbi të cilët shtien kauboji, në këto e sipër politikanët e Kosovës s’ do të duhej të ishin kuaj për kaubojin Grenell.

Por paralesisht me këtë kemi nevojë edhe ne brenda këtu ta bëjmë një politikë qeveritare e shtetërore me integritet e dinjitet përse ndërmjetësuesit do të dëgjojnë palët dhe s’ mund t’i zëvëndësojnë palët. Pavarësosht se kush janë emisarët ne duhet ta paraqesim qëndrimin tonë, jo për t’i pëlqyeri ndërmjetësuesit por për ta mbrojtur vendin tonë.

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Kallxo.com: U.D e presidentes së Kosovës zonja Vjosa Osmani ka kërkuar të ndërpritet dialogu për një kohë derisa të unifikohet spektri politik pas zhvillimeve të fundit në Hagë. A duhet të vazhdojë dialogu në Bruksel?

Albin Kurti: Natyrisht që dialogu ka ngecur. Për disa vjet ka qenë në binarë të gabuar. Por unë besoj se përderisa e kemi çiftin e këtij kryeministri me Koordinatorin e Kosovës për dialogun Kosovë- Serbi, mund ta kërkojmë ndërprejen e dialogut por këta s’ kanë zgjatje tjetër. Këta janë si peshku pa ujë pa dialog dhe mund të mbijetojnë vetëm me pështymën e dialogut.

Kallxo.com: Por ky binom ka arritur edhe marrëveshje në Bruksel  për çështjen e të zhdukurve edhe s’ është se gjërat kanë ngecur komplet.

Albin Kurti: Unë s’ besoj e Kosovës mund të i vijnë gjëra të mira me qasjen jo transparente dhe s’ mund t’i konsiderojme të vlefshme ato marrëveshje që s’ publikohen por aq më tepër që bëhen nga një qeveri jo legjitime. 

s’ kemi si t’i cilësojmë ndryshe përveç sesa private e s’ janë të pranueshme qasjet e tilla. Unë besoj se dialogu me Serbinë duhet të evropianizohet e demokratizohet. s’ bën evropianizimi pa demokratizim.

Kërkesa dëshpëruese deri në lutje që Serbia ta njohë Kosovën, që marrëveshja të jetë për njohjen e pavarësisë sonë, është edhe kurth. Pikërisht kjo po ia mundëson presidentit të Serbisë të pyes: Çka më jepni ju në shkëmbim’?

Sipas matjeve të opinionit publik dialogu me Serbinë është vetëm çështja e pestë për të cilën shqetësohen qytetarët e vendit tonë.

Qeverinë tonë, në fakt, e ka rrëzuar Serbia. Ajo s’ ulej në tavolinë pa hequr reciprocitetin, e ish-ambasadorit Grenell i ngutej që të bëhej shpejt e shpejt një marrëveshje. 

-ja duhet mbrojtur në shekullin XXI dhe integrimi i Ballkanit perëndimor ndihmon shumë për këtë.

Motoja e -së është: strikte, por fer. Në fakt, -ja është treguar jofer me popullin e Kosovës dhe jostrikte me liderët e Kosovës. Nga mosnjohja e Kosovës, vuan populli i Kosovës, jo liderët politikë të saj. Mbi të gjitha, BE-ja është treguar aspak strikte me presidentin e Serbisë.

Ne duhet të diskutojmë me Serbinë si vend i barabartë dhe qeveria e re s’ e ka ndërmend të varet nga njohja e Serbisë, s’ e kemin shpallur pavarësinë nga Serbia, që varësinë e dikurshme nga Serbia ta zëvendësojmë me varësinë e njohjes sonë nga Serbia. duhet përkujtuar se prioritetet tona janë punësimi e drejtësia; pra zhvillimi ekonomik dhe lufta ndaj korrupsionit, në të ardhmen edhe arrijmë marrëveshje të qëndruseshme e normalizues eme Serbinë..

Ka ardhur koha që të diskutohet për statusin e Serbinë e jo Kosovës, përkatësisht ndryshimit e Kushtetuës së Serbisë jo të Kosovës. Për statusin e Kosovës është diskutuar para 13 viteve.

Kallxo.com: A mund ta imponojë Kosova një qasje të tillë. Ju pra s’ do të shkonit në Bruksel…

Albin Kurti: Jo jo. Ne shkojmë e do të diskutojmë me qasjen që kërkojmë ne dhe me agjendën e temat që imponojmë ne. Temë duhet të jetë statusi i Serbisë. Kushtetuta e Serbisë dhe këto janë kërkesat tona përse Serbia në preambulë e kanë se Kosova është Serbi. s’ mund të ketë dialog të shëndoshë pa u problematizuar Kushtetuta e Serbisë. Ajo ështe kthyer sot nga Kina e Rusia poashtu. Për mua sot Serbia ka më pak opozitë se në kohën e Milosheviqit dhe ka një përputhje me parullën e Nikola Pashiqit: ‘Zoti, populli, Rusia.’

Kallxo.com: Vuçiq paralajmëroi se Po qe se s’ do të ketë rezultat në dialogun Kosovë-Serbi, mund të vie deri te një skenar i ngjashëm më atë të konfliktit azero-armen në Nagorno-Karabak. A e lexuat këtë si apo vetëm një lojë tautologjike?

Albin Kurti: Unë besoj se ky ishte real. Serbia tradicionalisht ka qenë një shtet i cili është mbështetur në e ushtri. Shtet i cili është mbështetur në forca të armatosura dhe jo mekonomi të zhvilluar. Ju e mbani mend se edhe në ish-Jugosllavi, zhvillimi ekonomik ka qenë diçka që e ka karakterizuar Kroacinë dhe Slloveninë ndërkohë Serbia është karakterizuar me aparatin policor dhe ushtarak. Serioziteti ynë do të ishte me letra demarshi në kryeqytetet evropiane për këtë deklaratë të Vuçiqit dhe në të njejtën kohë forcimin e policisë e ushtrisë së Kosovës.

Serbia po e krahason veten me Azerbaixhanin më shumë sesa me Armeninë dhe lufta në atë pjesë të Kaukazit tregoi ngadhnjimin e armatimit modern me atë më pak të avancuar. Dhe tash duke qenë se Serbia po vazhdon të armatoset, po don të tregojë se Serbia do të fitojë përse do të fitojë armatimi i saj. 

Kallxo.com: Duke e marrë parasysh gjendjen e rënduar shëndetësore për shkak të pandemisë që e ka rënduar ekonominë, dialogun mes Kosovës dhe Sebisë që gjindet në udhëkryq. Po qe se vini në pushtet, çka saktë mund të bëni për t’i kuruar këto probleme sistematike e shumëdimensionale?

Albin Kurti: Ne jo vetëm që do ta menaxhonim pandeminë siç e kemi dëshmuar në pranverën e këtij viti por gjithashtu do ta shfrytëzonim krizën shëndetësore për ta avansuar sistemin shëndetosor; këtu po ndodh e kundërta. Me qeverisjen tonë u kthye besimi në institucionet e shtetit ndërkohë që sot kemi qeverisjen më të pabesuahem në Kosovën e pasluftës. Një qeveri s’ mund të ketë sukses pa e pasur mbështetjen popullore. Ne kemi ndërmarrë edhe masa të ashpra në kohën e pandemisë por ka ekzistuar mbështetja popullore. Qeverinë së pabesueshme s’ e respekton askush andaj edhe jemi në këtë situatë. Cilido ministër apo kryeministër kur deklaron diçka s’ e marrin seriozisht përse s’ e besojnë në sinqeritetin e tyre. Lidhja qeveri-qytetarë është e rëndësishme për progres dhe shpresoj se me rilegjitimimin nga zgjedhjet e reja, ne do të arrijmë që përfundimisht, edhe Kosova të dalë nga kriza shëndetësore në njërën por edhe socio-ekonomike në anën tjetër. E kemi programin që e kemi fituar zgjedhjet e tash po e bëjmë alternativën për qeverisjen e ardhshme. Mbi të gjitha e kemi vullnetin edhe përvojën edhe s’ka fuqi që na ndal. 

Unë kurrë s’ kam qenë më optimist. Ne kemi humbur gjysmën e përkrahjes në Kuvend më 25 mars mirëpo e kemi dyfishuar përkrahjen në popull. Kjo do të thotë: ose duhet ta ndryshojmë popullin ose duhet t’i ndryshojmë institucionet. Unë jam për këtë të dytën.



Postime të ngjashme