Sat. Jun 25th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
akne 1

Pasojat e akneve

Sipas një studimi të publikuar nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë, rezulton që shfaqja e akneve të reja mund t’i çojë njerëzit deri në përjetimin e simptomave të depresionit. “Vajzat dhe djemtë me akne paraqesin simptoma depresioni, vetëvlerësim të ulët, mendime që ulin imazhin e vetes,” thotë studimi.

Një tjetër raportim nga Fondacioni Britanik për Lëkurën thotë se një në pesë njerëz me akne, e ka konsideruar si opsion vetëvrasjen. Një ndër arsyet është mbasi i bën njerëzit të ndihen vetëm. “Parregullsitë e lëkurës kanë tendencë t’ju izolojnë,”-thotë psikoterapisti Matt Traube. Pa e kuptuar, njerëzit fillojnë të shmangin daljet me të tjerët dhe kontaktin me sy. Sikur të mos mjaftonte kjo, hormonet s’i ndihmojnë të stabilizojnë gjendjen emocionale.

Megjithatë, aknet mund të trajtohen dhe s’janë të përhershme. Mund të drejtoheni te një dermatolog për të marrë këshilla profesionale. kurse për gjendjen emocionale të rënduar, mund të lindë nevoja e një psikologu./Gazeta Shëndeti

Leave a Reply

You cannot copy content of this page