Pasojat e Covid-19 te thonjtë – Çfarë raportojnë të infektuarit dhe mjekët?

[ad_1]

Gjatë 1 viti pandemi, Covid-19 arriti të prekë dhe të shfaqet në trupin e njerëzve në shumë forma e mënyra.

Të infektuarit dhe specialistët e kujdesit shëndetësor raportuan simptoma e pasoja nga më të ndryshmet.

Megjithëse simptomat kryesore të këtij virusi janë kola, temperatura, vështirësitë në frymëmarrje dhehumbje e nuhajtes e shijes, shumë pacientë kanë raportuar edhe të tjera të ndryshme.

Një problem me thonjtë është hasur nga shumë persona të infektuar me covid ose të sapo shëruar.

Sipas specialistëve Covid-19 mund të lërë shenja tek thonjtë tuaj, ndaj Nëse po përjetoni shqetësime në to mund të jetë një pasojë e lënë nga virusi.

Çfarë duhet të dini?

Pas rasteve me Covid-19 shumë persona kanë raportuar ndryshime në strukturën e tyre të thonjve.

Si përshembull krijimi i gungave në mes të thoi apo krijimi i vizave vertikale në to.

Pra një ndryshim në formën dhe strukturën e tyre të zakonshme dhe në mënyrën se rriten.

Në fakt këto probleme mund të shfaqen edhe si pasojë e dëmtimeve dhe sëmundjeve të tjera dhe quhen Beau’s lines.

Por Nëse s’ i keni përjetuar të parat dhe pas virusit po ndjeni shqetësime të tilla me gjasë kjo është një pasojë.

Jo gjithnjë Covid-19 e shkakton këtë simptomë dhe mjekët e lidhin me kalimin e temperaturave të larta.

Këto viza dhe imperfeksione mund të shfaqen edhe pasi e keni kaluar virusin dhe s’ janë të ndryshme nga pasojat që mund të lënë tek thonjtë edhe sëmundje si diabeti (sëmundja e sheqerit) apo pneumonia.

Si t’i trajtoni?

Si fillim kuptoni shkakun kryesor nga këto viza vijnë pasi mund të jetë Covid-19 apo ndonjë sëmundje tjetër.

Pasi të keni gjetur shkakun, mundohuni ta kuron atë dhe t’i lini thonjtë tuaj të rriten sa më natyralisht.

Një thoi i duhet rreth 6 muaj për t’u rritur i gjithi dhe në rastin e covidit pas kësaj periudhe këto viza duhet të kenë ikur.

Nëse shikoni që i keni akoma edhe pas një periudhe të gjatë kohore, konsultohuni me një mjek për të kryer analizat e nevojshme për ju.

Gjithashtu lini një takim me një mjek dermatolog në mënyrë që të mund të merrni kurën e duhur./AgroWeb.org

[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!