Pavarësisht kundërshtimeve, Qëndron Kastrati vazhdon me riorganizim të shkollave në Kamenicë

loading...

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se do të vazhdojë me planin e tij për riorganizimin e shkollave në komunën të cilën ai e udhëheq.

me anë të një postimi në Facebook, Kastrati ka përmendur arsyet të cilat e kanë shtyrë të marrë iniciativën për riorganizim.

“Reforma ka pasur disa qëllime: investime në shkolla, pajisje me laboratorë, socializim i nxënësve, rritje të konkurrencës, zbutjen e dallimeve në cilësi të edukimit fshat-qytet. Të gjithë e dimë që këto probleme ekzistojnë. Dhe të gjithë jemi të obliguar të veprojmë. s’ kam dëgjuar as sot dikë që pretendon se është më mirë të mësohet me 2-3 shokë klase sesa me 20.”, ka shkruar ndër të tjera Kastrati.

Në këtë postim, i pari i Komunës së Kamenicës ka publikuar edhe vendimin  për riorganizimin e shkollave të tjera.

Sipas vendimit të marrë dje, 5 shkolla pritet të jenë pjesë e riorganizimit, shkollat në Petroc, Topanicë, Karaqevë e Epërme, Karaqevë e Poshtme, Shipashnicë e Epërme, Hogosht.

Në shkollën ‘Avni Rrustemi’ të Karaqevës së Epërme do të vijojnë mësimin edhe nxënësit e shkollës SHFMU ‘Asllan Thaçi’ të Karaçevës së Poshtmë.

Nxënësit e shkollës ‘Xhelal Sopi’ nga Petrovci do t’i ndjekin mësimet në shkollën ‘Rexhep Mala’ në Topanicë.

Në Hogosht do të vazhdojnë mësimin paralelet e ndara të Liskockës, Kopernicës, Dazhnicës dhe paralele të ndara në Poliçkë dhe Velegllavë.

Në shkollën e Shipashnicës së do të vijojnë mësimin nxënësit e Shipashnicës së Poshtme, Desivojcës dhe paraleleve të ndara në Laçiç, Tërstenë dhe Sedllar.

ndërsa në Muçiverc do të vijojnë mësimin nxënësit e Krenidellit dhe Dajkocit.

Riorganizimit në Komunën e Kamenicës ka filluar që nga gushti i vitit të kaluar.

Në kuadër të këtij riorganizimi ishte planifikuar që cikli i ulët klasa 1-5 dhe cikli i lartë klasa 6-9 të ndahen në objekte të veçanta.

Pjesë e projektit kanë qenë 29 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta . Shtatëmbëdhjetë (17) janë shkolla amë dhe dymbëdhjetë (12) janë paralele të ndara. ndërsa në fazën e parë të riorganizimit janë shuar 4 shkolla.

Rezistencë karshi ‘reformës’ pati nga të gjitha anët, madje prindërit e fshatrave Topanicë e Koretin s’ lejuan që fëmijët e tyre të udhëtonin me autobus.

Për këtë Komuna e Kamenicës paditur 23 prindër, me arsyetimin që s’ janë kujdesur për shkollimin e detyrueshëm të fëmijëve të tyre, padi e cila më vonë është hedhur poshtë nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Vendimi i kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, për riorganizimin ose ‘reformën’ në arsim, s’ ishte përkrahur aspak nga banorët e fshatit Busavatë.

Ata kanë kundërshtuar ‘mbylljen’ e shkollës ‘Hasan Prishtina’ dhe transferimin e 107 nxënësve në shkollën ‘Fan Noli’ në Kamenicë.

Në Busavatë 107 nxnënës s’ kanë mbajtur mësim që nga shtatori i vitit të kaluar, për këtë Komuna ka bëtë të ditur që nxënësit do ti nënshtrohen testimit klasor.

ndërsa ditë me parë Avokati i Popullit ka publikuar një raport i cili ka konstatuar se vendimet e kryetarit të Kastrati janë në kundërshtime me dispozitat ligjore dhe standardet e përcaktuara nga MASHT-i, duke kërkuar rishikim të vendimit.

Postimi i plotë i Qëndron Kastratit:

Kur diskutonim për premtimet gjatë fushatës zgjedhore, në krye të listës ishin projektet infrastrukturore: ujësjellës, kanalizim e rrugë. Një temë që diskutohej më shumë në nivel të ëndrrës sesa të planit ishte rregullimi i gjendjes në arsim. Me të nisur punën në komunë kemi filluar ta hulumtojmë arsimin, para të gjitha planeve tjera. përderisa megjithatë ndërgjegja na çonte tek përmirësimi i kushteve të fëmijëve. Filluam të kuptojmë për klasë me 2 fëmijë; në vizita terreni gjenim shkollë të mbyllur; një mësues po mungonte në klasë, tjetri ankohej për mungesë motivi për të mësuar kaq pak nxënës; stufa e ndezur në sallë të arsimtarëve, e acar në klasë ku ishin nxënësit. akoma ishte në nivel ankesash e informatash të pakualifikuara.

Fillova të takohem me specialistë kombëtar të arsimit (shumë prej tyre i njihni dhe respektoni) e ndërkombëtar. Të gjithë më thonin që veprimi më i duhur është riorganizimi, por do t’ishte vështirë të menaxhoheshin mësimdhënësit tepricë, s’do të kishte mjete për të organizuar transportin etj. Në biseda me qytetarë, shumica absolute pajtoheshin që ka nevojë për një menaxhim më të mirë dhe se fëmijët po e pësonin.

Ne filluam të hulumtojmë edhe më seriozisht gjendjen. Qindra statistika, dhjetra vizita në shkolla për skanim të gjendjes, dhjetra takime me akterë të ndryshëm, dhe në fund erdhëm tek një raport i cili përshkruante gjendjen dhe disa rekomandime kryesore për reagim. Me prezantimin e nismës për riorganizim erdhën zgjedhjet nacionale. Ndërhyrjet në narracion ndodhën, premtime gjithandej për një votë, pafytyrësia e zakonshme e zgjedhjeve. Projekti po sfidohej mjaft shumë. Ngarkesa rritej. Por, obligimi për përmirësimin e kushteve të fëmijës mbetej i njëjti.

Reforma ka pasur disa qëllime: investime në shkolla, pajisje me laboratorë, socializim i nxënësve, rritje të konkurrencës, zbutjen e dallimeve në cilësi të edukimit fshat-qytet. Të gjithë e dimë që këto