PD i reagon Bekim Haxhiut të PDK-së: Basha s’ ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve të UÇK-së


Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, duke shprehur keqardhjen që ky i fundit i është bashkuar taktikave së mashtrimit dhe fabrikimeve të Edi Ramës, duke u bërë kështu pjesë e sulmeve të ulta e të rreme ndaj opozitës në .

me anë të një komunikate për , thotë se sulmet politike të Edi Ramës me deklarata të fabrikuara s’ janë kundër Lulzim Bashës, por kundër shqiptarëve në dhe në .

“Kreu i opozitës shqiptare është nderuar dhe do të vazhdojë të nderohet në si një ndër shqiptarët që ka ndihmuar Kosovën në çastet më kritike të saj dhe ka bërë gjithçka për pavarësinë e saj. vetmit që flasin sot për shtëpi të verdhë dhe që i fryjnë përçarjes mes shqiptarëve, janë , Aleksandër Vuçiq dhe Ministria e Jashtme e Federatës Ruse. Duke u nisur nga deklaratat e deputetit Bekim Haxhiu, Partia Demokratike informon se , në asnjë ditë të punës së tij në UNMIK, s’ ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë fakt e ka konfirmuar të shtunën për RTV Ora edhe ish-kryeprokurori i EULEX, Williamson. Duke dashur të kthejë në vëmendjen mbarë-botërore akuzat ndaj UÇK-së me shtëpinë e verdhë, fillimisht akuzoi Lulzim Bashën si pjesëmarrës, dhe më pas, me të njëjtat mekanizma mediatikë, e përgënjeshtroi vetveten duke thënë se ishte dikush tjetër. Është fakt se të ashtuquajturën shtëpinë e verdhë, veç Edi Rames dhe MPJ së Rusisë, sot s’ e përmend askush, prejse çdo hetim ndërkombëtar e ka faktuar si trillim. Më pas, Edi Rama manipuloi një qytetar për të thënë se kaseta e masakrës së Krushës së Madhe ishte zhdukur nga . Publikimet e medias prestigjioze britanike BBC e hedhin poshtë këtë , duke treguar se personi në fjalë ua kishte dorëzuar atyre kasetën. Ky u përgenjeshtrua po kështu nga ish-kryeprokurori i EULEX, Williamson, i cili deklaroi se masakra e Krushës së Madhe u hetua plotësisht dhe ishte një nga akuzat kryesore në dosjen e aktakuzës për krime ndaj Sllobodan Millosheviçit”, thuhet në reagimin e -së.

Sipas PD-së, pasi dështoi në këto akuza, po përdor deputetin e PDK Haxhiu për mashtrimin e rradhës.

“Deklaratat e fabrikuara, si ato të deputetit Bekim Haxhiu apo të tjera në dhe në s’ kanë asnjë të vërtetë. Ato bëhen për llogaritë elektorale të Edi Ramës, duke dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës dhe të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Në vend që të fabrikojë deklarata të rreme kundër Lulzim Bashës, Edi Rama duhet t’u japë llogari shqiptarëve të Kosovës pse si Kryeministër i Shqipërisë dhe si Kryetar i OSBE-së po hesht ndaj kërcënimeve për luftë si në Nagorni-Karabak të Presidentit serb Aleksandër Vuçiq apo për kërcënimin e Ivica Daçiq ndaj atyre që jepnin informacion mbi varrezat masive të shqiptarëve të zhdukur, të cilat akoma gjenden sot në . Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve të Kosovës pse si Kryetar i OSBE-së s’ bëri asgjë për të kërkuar mision faktmbledhës për krimet serbe në Kosovë si dhe për shpopullimin e Luginës së Preshevës. Këto janë . Gjithçka tjetër, e ngritur dhe e nxitur prej tij, është luftë antikombëtare për pushtet”, thuhet në deklaratën e PD-së.



Postime të ngjashme