“PDK është në opozitë dhe do të vazhdojë të qëndrojë si e tillë”

loading...


Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi thotë se lajmi se PDK po bëhet gati të hyjë në koalicion qeverisës është i pavërtetë.

Bytyçi shkruan se analistët e mediat po e mashtrojnë opinoin se kinse ka marrëveshje për hyrjen e PDK-së në Qeveri, por këto janë të pavërteta.

PDK s’ e ka shqyrtuar këtë temë dhe do vazhdojë të jetë në opozitë, shkruan Bytyçi, përcjellë Gazeta Blic.

Ky është postimi i tij i plotë:

Lajmi nga syri.net se PDK po bëhet gati të hyjë në koalicionin qeverisës, është plotësisht i pavërtetë.

Për një kohë të gjatë, disa media dhe analistë po e mashtrojnë opinion se kinse ka një marrëveshje për hyrjen e PDK-së në Qeveri. Janë përmendur emra e konfiguracione politike. Por, të gjitha këto, janë të pavërteta.

Partia Demokratike e Kosovës deri më tani kurrë s’ e ka shqyrtuar e as trajtuar këtë temë.

PDK është në opozitë dhe do të vazhdojë të qëndrojë si e tillë!



Related posts