Pejë, arrestohen 5 persona pasi u përfshinë në rrahje

loading...

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 16:00 është informuar për një rrahje në mes të disa personave në rrugën ‘Hysni Rama’ në Pejë.

Policia ka arritur t’i arrestojë 5 persona, të cilët ishin përfshirë në rrahje.

“Personat e dyshuar fillimisht janё fjalosur nё mes veti dhe mё pas kanё sulmuar njёri tjetrin me ç’rast tё gjithё tё dyshuarit kanё pёsuar lëndime trupore, tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre ёshtё jashtё rrezikut pёr jetё”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhёr të tij, tё gjithё personat e dyshuar pas intervistimit janë dërguar në ndalim policor prej 48 orëve.



loading...