Pejë, vdesin dy pacientë të dyshuar për COVID-19 por të patestuar

loading...

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se aty po trajtohen 70 pacientë me COVID-19, prej tyre 29 në oksigjenoterapi dhe gjashtë në gjendje të rëndë.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19 aktualisht po trajtohen 70 pacientë. 29 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. kurse pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile. Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19,” thuhet në njoftim.

Sipas Spitalit dje dy pacientë të patestuara por të dyshuara më COVID-19 kanë vdekur.

“Fatkeqësisht gjatë ditës së djeshme 2 paciente të patestuara por të dyshuara me Covid-19 kanë vdekur. Njëra paciente ka qenë nga Komuna e Klinës e moshës 78 vjeçare, kurse pacientja tjetër ka qenë e Komunës së Pejës e moshës 84 vjeçare. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerave,” thuhet tutje në njoftim.

kurse gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital kanë marr tretman emergjentë 216 pacientë, prej tyre 26 janë shtrirë për tretman të mëtejshëm. Janë kryer gjashtë lindje, pesë operacione kurse 239 pacientë kanë bërë analiza.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *