Për 24 orë, arrestohen 10 persona për armëmbajtje pa leje nga Policia e Kosovës

loading...


Në tetë raste të ndryshme, e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar dhjetë persona për dhe posedim të paautorizuar të armëve nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

Kështu ka njoftuar e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku po ashtu është bërë e ditur se disa nga të arrestuarit janë ndaluar në mbajtje, atëherë shumica prej tyre me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Detaje nga i Policisë së Kosovës:

Aeroporti i Prishtinës 03.01.2021 – 09:00. Gjatë kontrollit tek valixhet në nisje te Aeroportit, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok. Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Batllavë, 03.01.2021 – 16:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në një aheng kishte shtënë me . Në vendin e dukurisë janë gjetur dhe konfiskuar 15 gëzhoja të kal. 9 mm. Nga i dyshuari njëherit pronar i shtëpisë është konfiskuar arma me . Në lidhje me rastin është konsultuar i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Agim Ramadani, 03.01.2021 – 09:00. Gjatë kontrollit tek dy te dyshuarit meshkuj kosovar janë gjetur dhe konfiskuar një revole dhe një thikë. Në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Idriz Seferi, 03.01.2021 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pasi janë ndalur me veturën e tyre me targa vendore i kanë kundërshtuar zyrtarët policor me ç’rast njëri nga të dyshuarit dhe një zyrtar policor pësojnë lëndime për çka edhe marrin mjekësor në spitalin e Gjilanit dhe më pas lirohen. Me urdhër të gjyqtarit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar: 2.7 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 0.7 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 402 (katër qind e dy) €, një pistoletë me , një karikator me katër fishek me , një peshore , katër qese te plasmanit me fotrolla të telefonit dhe një kofë plastike me fotrolla të telefonit. Në lidhje me rastin është konsultuar me urdhër të së cilit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.

Shtime 03.01.2021 – 15:00. Është raportuar një rast në familje dhe gjatë intervistimit i dyshuari mashkull kosovar ka pohuar se e posedon një armë revole në shtëpi. Njësiti policor së bashku me te dyshuarin kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe kanë konfiskuar revolen me një karikator me 8  (tetë) fishek kal. 7.62 mm.

Rr. Lloqan-Hulaj 03.01.2021 – 14:50.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 15 fishek. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Bellacërkë, 03.01.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e llojit të panjohur (armë e dëmtuar) me një karikator. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. e Ultë, 03.01.2021 – 15:00-15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në një aheng kishte shtënë me . Në vendin e dukurisë janë gjetur 13 gëzhoja të kal.9 mm. I dyshuari njëherit pronar i shtëpisë ka deklaruar se në shenjë gëzimi për martesën e djalit te tyre kishte shtënë me armë në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar arma me gas. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

Postime të ngjashme