Për çdo udhëzim pa kriter për Qendrën Emergjente të QKUK-së do të merren masa ndaj mjekëve



Për çdo udhëzim pa kriter për Qendrën Emergjente të QKUK-së do të merren masa ndaj mjekëve
Gazeta Shëndeti përmes disa burimeve ka mësuar se tani e tutje çdo udhëzim i Mjekut për Klinikën Emergjente të QKUK-së do të analizohet maksimalisht dhe nëse arrihet në përfundim që udhëzimi nuk i plotëson kriteret për Emergjencë atëherë do të regjistrohen në formularë të veçantë udhëzimet dhe mjekët udhëzues apo referues si dhe do të merren masa ndaj Mjekut përkatës ku do të paraqiten ankesa në inspektoriat, Ministri të Shëndetësisë dhe në Odën e Mjekëve dhe nëse përsëriten gabimet e njejta atëherë mjekët përkatës rrezikohen nga marrja e licencës së punës.

Përndryshe ditë më parë Gazeta Shëndeti raportoi se Klinika Emergjente çdo ditë mbingarkohet nga udhëzimet pa kritere, pra nga pacientët që udhëzohen nga Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe nga Spitalet Rajonale, raste për të cilat nuk plotësojnë pothuajse asnjë kriter për Emergjencë.
Shih edhe:  People living with HIV more likely to get sick with, die from COVID-19 -- ScienceDaily

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *