Për cilët komandantë të UÇK-së, janë paguar avokatët në speciale


Mbrojtja e vetëm tre personave nga dhjetëra persona të cilët janë intervistuar nga ana e Dhomave të Specializuara i kanë kushtuar rezervës shtetërore 60 mijë e 813 euro.

Zyra për Ndihmë Juridike dhe Mbështetje Financiare për personat e akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara kanë kryer katër pagesa ndaj katër të intervistuarve nga ane e prokurorit të specializuar.

Në total e Kosovës në shkurt dhe mars të vitit të kaluar kishte marrë vendim që 70 mijë euro nga rezervat e shtetit t’i ndajë si ndihmë financiare për ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun, në vlerë prej 9 mijë e 187 euro, Mahir Hasanin në vlerë prej 6 mijë e 991 eurove, Sylejman Selimin në vlerë prej 13 mijë e 822 euro si dhe Lahi Brahimaj në vlerë prej 40 mijë euro.

Në vendimin e Qeverisë së Kosovës së datës 5 shkurt të vitit 2019, vendim ky i nënshkruar nga ish- kryeministri Ramush , thuhet edhe se ish- komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi kishte kërkuar financim prej 20 mijë eurosh ndërsa kërkesa i ishte aprovuar pjesërisht ndërsa ishin ndarë ndaj tij 13 mijë e 822 euro.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Ministria e Drejtësisë ka thënë se paratë e ndara nga ana e buxhetit të paparashikuar të Kosovës, janë kthyer nga ana e Lushtakut në Buxhetin e Kosovës.

Shuma e kthyer nga Lushtaku ka qenë e njëjta shumë me të cilën ai ishte financuar për intervistim nga Dhomat e Specializuara dhe udhëtimin për në Gjykatën Speciale.

“Sipas  vendimit të Qeverisë nr. 14/94 të datës 19.3.2019, janë shpenzuar mjete në shumën prej  40,000.00 € (Paratë e ndara për Lahi Brahimajn). Sipas vendimit të Qeverisë nr. 10/88 të datës 05.02.2019 janë shpenzuar mjete në vlerën prej  30,000.00 € (Vendim për Sami Lushtakun, Sylejman Selimin dhe Mahir Hasanin). Shuma prej 9.187.00 € sipas vendimit nr. 10/88 të datës 05.02.2019, paragrafi 3 pika 3.1 janë kthyer mjetet në Buxhetin e Republikës së Kosovës (shuma e kthyer nga Sami Lushtaku)”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Drejtësisë për KALLXO.com.

Ministria e Drejtësisë ka thënë tutje se ky institucion vetëm zbaton vendimet e marra nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Në anën tjetër KALLXO.com ka kërkuar edhe të dhëna se sa kërkesa për financim për mbrojtje janë bërë gjatë këtij viti nga ana e personave të akuzuar potencial nga ana e Gjykatës Speciale.

Deri në publikim të këtij shkrimi KALLXO.com s’ ka marrë përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Në anën tjetër, që nga viti 2015 kur edhe është themeluar Gjykata Speciale, ekziston Ligji për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Përveç ligjit, këtë çështje e rregullon edhe një Udhëzim Administrativ i Ministrisë së Drejtësisë për kompensim të personave të akuzuar për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, të shpallur të pafajshëm me vendim të plotfuqishëm.

Në udhëzim thuhet se “Qeveria siguron mjetet e caktuara për mbrojtjen juridike të përcaktuar me këtë Udhëzim Administrativ dhe bashkëpunon me Kuvendin në pajtim me Nenin 6 të Ligjit nr. 05/L-054 dhe legjislacionin përkatës për hartimin e projekt – buxhetit”.

Tutje udhëzimi i Ministrisë së Drejtësisë thotë edhe se “ drejta për kompensim, për periudhën e privuar nga liria, u takon të gjithë personave ndaj të cilëve është ngritë një akt akuzues dhe është zhvilluar procedurë gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, sipas Ligjit nr. 05/L-053, dhe të cilët me vendim të plotfuqishëm janë shpallë të pafajshëm”.

Në krye të Zyrës për Mbrojtje dhe Mbështetje Juridike deri para pak ditësh ishte Driton Lajçi. I njëjti vitin e kaluar ishte intervistuar nga ana e Prokurorit të Dhomave të Specializuara. Këtë e kishte konfirmuar edhe avokati i Lajçit, Artan Qerkini i kishte treguar edhe se klienti i tij ishte intervistuar për dy orë për funksionin e zyrës për mbrojtjen juridike për të akuzuarit potencial nga Dhomat e Specializuara.

Lajçit siç mëson KALLXO.com i ka përfunduar mandati dhe në vend të tij është vendosur Pranvera Hajzeraj.

ndërsa në buxhetin e Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, për mbrojtje juridike dhe mbështetje financiare ndaj personave të akuzuar nga Dhomat e Specializuara, sipas buxhetit të rishikuar për vitin është mbi 7 milion euro. Në vitin 2018 dhe 2019 kanë qenë të ndara nga 1.5 milion euro për vit.

Me draft-buxhetin për vitin 2021, janë paraparë të ndahen 6.7 milionë euro, ndërsa mbi 6.7 milionë euro janë edhe vlerësimet për buxhet për vitin 2022 dhe 2023 në lidhje me mbrojtjen e të akuzuarve potencial nga Speciale.

Themelimi i Gjykatës Speciale u votua në vitin 2015 në Kuvendin e Kosovës.

deri më tani kanë ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit si dhe Salih Mustafës. Këta akuzohen për krime dhe krime kundër njerëzimit.

Hetimet ndaj këtyre ish-pjesëtareve të UÇK-së, i ka kryer një grup prokurorësh me karrierë të gjatë në penale, sidomos krime të luftës, krime kundër njerëzimit, si dhe veprave të tjera penale që lidhen me korrupsionin dhe trafikimin me njerëz.



Postime të ngjashme