Për gjashtë ditë në Kosovë kanë ndërruar jetë 95 persona nga Covid-19

loading...


Për gjashtë ditë 95 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusiKosovë.

Gjatë kësaj jave, numri i vdekjeve nga Covid-19 ka qenë mbi 10 persona për 24 orë. Vendi theu rekordin e viktimave në ditën e shtunë, me 19 jetë të humbura për 24-orë.

E marta u shënua si dita me më së paku të vdekur nga virusi korona – 11 të vdekur.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka bërë thirrje për kujdes të shtuar pasi klinikat dhe spitalet janë të mbushura e personeli shëndetësor është angazhuar maksimalisht.

I njëjti institucion mbrëmë ka njoftuar masat e reja për komunat e Kosovës, për kategorizimin e komunave në bazë të zonës së rrezikshmërisë.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

The post Për gjashtë ditë në Kosovë kanë ndërruar jetë 95 persona nga Covid-19 appeared first on Insajderi.

Related posts