Për herë të parë nga marsi, sot zero raste me COVID-19

loading...

Për herë të parë nga 13 marsi, sot në Kosovë pati zero raste të identifikuara me COVID-19.

Sot nga IKSHP u realizuan 138 testime të qytetarëve, të gjithë negativë për coronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka lajmëruar lidhur me këto rezultate.

“Forca e madhe e vullnetit tuaj vajza e djem, burra e gra, mjeke e mjekë, infermiere e infermierë, policë e police, inspektore e inspektorë, e bëri të mundur këtë rezultat”, tha ai.

Ai gjithashtu e ka quajtur të rëndësishëm koordinimin e institucioneve lidhur me pandeminë.

“Kordinimi me Kryetarët e Komunave dhe degëve të Institutit e laboratorit, përkushtimi i vullnetarëve dhe vigjilenca e Klinikës infektive në tretmanin e rasteve e vendos Republikën e Kosovës në një situatë shpresëdhënëse përballë virusit”, ka shkruar ai.

Vitia megjithatë ka bërë thirrje për vazhdim të kujdesit në mënyrë që të evitohet kthimi prapa.

“Çdo shkujdesje, shpërqendrim apo relaksim dhe kthim në zakonet si para virusit mund të na kushton, madje edhe rëndë.”, bën thirrje Vitia.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *