Për indeksonline është e çuditshme se mjekët bëjnë pauzë 30 minuta



Indeksonline sot del me një titull skandaloz dhe qesharak në të njejtën kohë ata e titullojnë shkrimin: Mjekët e QMF-së në pauzë, pacientët presin nëpër korridore.
Indeksonline a jeni në dijeni ju që mjeku ka të drejtë t’a shfrytzojë pauzën 30 minutëshe apo jetoni në kohën e errësirës informative.
Sipas jush Mjeku nuk duhet të ushqehet dhe as të pushoj fare por të punoj si robot pa ndalë, pra me ketë ju Indeksonline e keni zbuluar “ujin e nxehtë mediatik”, ju lumtë me të vërtetë jeni të mrekullueshëm në zgjerimin e errësirës informative mediatike.
Keni shkruar se shihen shumë pacientë duke pritur por ne si redaksi nuk e dimë se a e dini që te mjeku me një pacient shkojn 2 deri 10 persona si përcjellës dhe kjo jep bindje të rrejshme të numrit të madh të pacientëve.
Indeksonline bëhuni më serioz dhe mos plasoni lajme të tilla që ngjallin urrejtje të paarsyeshme ndaj mjekëve.
Për fund ne nuk dimë që ju Indeksonline a e dini që në vendet perendimore për të bërë një kontrollë mjekësore duhet të bëni termin dy javë përpara dhe te mjeku mund të pritni për kontrollë deri në 6 orë dhe mund të ndodh edhe më shumë, pra indeksonline në këtë drejtim jeni shumë naiv dhe shumë shpellar, mjekësinë lërjani mjekëve dhe merruni me gjëra që ju takojnë dhe mos bini preh ose gjah i personave që edhe po t’i mjekonte vetë Zoti përsëri nuk do të ishin të kënaqur./Gazeta Shëndeti
Shih edhe:  Jab that curbs calorie intake and cravings could help fight obesity crisis, study shows 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *