Për shkak të borxhit, salla e asamblesë mbetet pa gjysmën e karrigeve

loading...

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Malishevës, Alban Krasniqi, ka thënë se një operator ekonomik i ka larguar ulëset e Kuvendit Komunal pasi, sipas tij, Komuna s’ i ka kryer obligimet ndaj tij.

“Për shkak të moskryerjes së obligimeve ndaj operatorit, sot gjysma e ulëseve në sallën e kuvendit komunal janë hequr nga operatori i cili i kishte rregulluar para më shumë se 3 viteve. I njëjti ka marrë edhe inventarin (karriga, tavolina) të sjellur para 6 muajsh në disa zyre në komunë për shkak të mos kryerjes së obligimeve nga qeveria Begaj, derisa ka paralajmëruar që do të tërheqë edhe inventarin nga disa shkolla me të njëjtin arsyetim”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas tij, inventari duhet të kthehet në komunë, ndërsa Qeverisja Begaj duhet të largohet.

“Më shumë s’ ka çka ti shtohet këtij niveli të menaxhimit nga komuna. Inventari duhet të kthehet në komunë, ndërsa ajo që duhet hiqet nga komuna është qeverisja Bega”, ka shkruar ai më tej.

Në anën tjetër, kreytari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj tha për KALLXO.com se s’ është në dijeni për këtë çështje.

“s’ jam në dijeni në lidhje me këto pretendime, bisedo me nënkryetarin”, shtoi ai.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *