Për tri ditë mbi 16 mijë persona kanë hyrë në Kosovë me anë të Aeroportit të Prishtinës

[ad_1]

Prej fundjavës së kaluar Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka pasur një fluks të madh udhëtarësh, kryesisht bashkatdhetarë, të cilët kanë zgjedhur vendlindjen për të kaluar festat e fundvitit.

Zëdhënësi i Aeroportit të Prishtinës, Bujar Gashi ka thënë për KosovaPress se gjatë të shtunës dhe të dielës kanë qenë mbi 170 fluturime dhe java ka nisur gjithashtu me numër të lartë ndërsa deri në fund të kësaj jave pritet të bëhen edhe rreth 240 fluturime.

“Vikendin që kemi lënë pas në Aeroportin e Prishtinës, patëm një numër jashtëzakonisht të madh të fluturimeve, dita e shtunë ishte dita që ne i shërbyem mbi 90 fluturime, pastaj me të dielën, ku ishin rreth 80 fluturime, e hëna po një numër të madh, ndërsa deri në fund të javës pritet të shërbehen rreth 240 fluturime, vajtje dhe ardhje”, deklaroi Gashi për KosovaPress.

Sa i përket numrit të udhëtarëve, Gashi deklaroi se vetëm për tri ditë kanë ardhur në Kosovë mbi 16 mijë persona dhe se shtetet nga të cilat vijnë më së shumti udhëtarë janë Zvicra, e pasuar nga shtetet skandinave.

“Ne vikendin që kemi lënë pas dhe ditën e hënë, kemi shërbyer dhe i kemi pasur rreth 16 mijë e 400 udhëtarë të cilët kanë ardhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Vendi që prinë me numër të udhëtarëve, padyshim që mbetet Zvicra, e ndjekur nga Gjermania dhe vendet e tjera, Skandinavia, Austria, Turqia dhe Anglia”, ka thënë Gashi.

Gashi shtoi se edhe udhëtarët të cilët kanë viza, pa rekomandim apo konfirmim të ambasadës gjegjëse, s’ do të lejohet të udhëtojnë për në shtetet që dëshirojnë.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët posedojnë një vizë, në këto kushte të cilat po jetojmë, në fakt pa një rekomandim apo konfirmim të ambasadave gjegjëse s’ lejohet të udhëtojnë. E njëjta vlen edhe për shtetasit të Republikës së Maqedonisë dhe ata të Shqipërisë të cilët shfrytëzojnë Aeroportin e Prishtinës”, ka thënë Gashi.

E përkundër fluksit të madh të qytetarëve, Gashi ka thënë se në Aeroportin e Prishtinës s’ ka pasur probleme sa i për ketë masave dhe gjithçka ka funksionuar me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik.

[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!