‘Përdorni Signal’- ishte një postim në Twitter i bërë nga shefi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk.
Postimi i Mask në datën 7 janar shkaktoi shumë reagime. Pas tij të njëjtin mesazh e shpërndau edhe Edward Snowden.
Kur u pyet pse e rekomandoi atë aplikacion, ish- punonjësi i Agjencisë Amerikane të Sigurisë u përgjigj duke thënë: “Unë e përdor atë çdo ditë dhe s’ kam vdekur akoma.
Po çfarë është Signal?
Për ata që s’ i ndjekin ose s’ kanë parë postimet e Musk dhe Snowden, Signal është një aplikacion i mesazheve të koduara. Kjo do të thotë që aplikacioni përdor një protokoll që siguron se askush përfshirë edhe vetë Signal s’ mund të ketë qasje në përmbajtjen e mesazheve.
Që prej publikimit ai mban vendin e parë në App Store të Apple ashtu edhe në Google Play Store. Signal mund të shikohet si rival i Whatsapp.
WhatsApp që është në pronësi të të Facebook ka afërsisht 2 miliard përdorues aktivë mujorë në të tërë botën, ndërsa Signal ka rreth 14 milion. Është e vështirë t’i quash këto aplikacione me të vërtetë konkurrentë, pasi një aplikacion mesazhesh është po aq i fortë sa rrjeti i tij. Por ndërsa rrjeti i WhatsApp është nën kërcënim, Signal’s vazhdon të rritet.
Javën e kaluar, shërbimi i mesazheve WhatsApp detyroi shumë përdorues të bien dakord për rregulla të reja të privatësisë për ndarjen e të dhënave personale me kompaninë Facebook. Përdoruesit s’ do të jenë në gjendje të përdorin shërbimin e aplikacionit Po qe se s’ i pranojnë kushtet. Në gjithë botën ka një rritje të shqetësimit për përdorimit e këtyre të dhënave nga ana e kompanisë që ka në pronësi Watsapp dhe që është facebook.
o.j/dita