Përfitimet e peroksidit të hidrogjenit, të mahnitshme e kurative

loading...

Përfitimet e peroksidit të hidrogjenit, të mahnitshme e kurative

Përgatiti Orjona Tresa

90% e njerëzve nuk e dinë se përveçse ndihmon për një sërë shqetësimesh, është një produkt ekonomik dhe veçanërisht fitimprurës. Hollimi i peroksidit të hidrogjenit, i cili duhet të përdoret, është në masën 3% peroksid hidrogjeni (në vëllimin 10 – MOS e përdorni në lloj tjetër vëllimi të peroksidit të hidrogjenit).

Në 1938, kërkuesit gjermanë morën rezultate të habitshme kundër ftohjes me peroksid hidrogjeni, dhe është e rëndësishme ta filloni trajtimin sapo të shfaqen simptomat. Ata arritën në rezultate të goditura kundër ftohjeve, virozave, infeksionit të veshëve edhe vetëm pas 12-14 orë nga përdorimi i 3 pikave në secilin vesh, marrë në pozicionin shtrirë. Peroksidi i hidrogjenit fillon të veprojë brenda 2 ose 3 minutash.

Ndjesia e zakonshme është ajo e vendosjes së ujit të ftohtë në vesh, me një gudulisje të lehtë, shkaktuar nga formimi i flluskave të oksigjenit. Pas rreth 10 minutash ju mund të ngriheni, e hiqni tamponin dhe e përsëritni këtë gjë me veshin tjetër. Metoda është krejtësisht e sigurt edhe për fëmijët e vegjël, edhe pse formimi i flluskave në vesh mund t’i trembë ata. Mbajeni larg syve peroksidin dhe nëse ka kontakt me to, shpëlajini tërësisht:

Peroksidi i hidrogjenit ndihmon në:

► Heq ftohjen, gripin ose sinusin (përzier gjysmë përgjysmë me ujë të pastër, futni disa pika në vrimat e hundës dhe pastaj shfryni).

► Vret mikrobet në gojë. Përzierja e një luge peroksidit në një gotë të madhe uji është e shkëlqyer për gargarë por edhe si pastë dhëmbësh, duke vënë disa pika në furçë.

► Heq në mënyrë të konsiderueshme pllakëzat nga dhëmbët dhe largon gradualisht gurëzat (lyejeni furçën me disa pika peroksidi hidrogjeni dhe përdoreni normalisht, duke e shpëlarë gojën në fund).

► Zvogëlon gjakderdhjen e mishrave të dhëmbëve, pastron dhëmbët dhe mund të bësh gargarë për ta shpëlarë gojën.

► Qetëson dhëmbët (përdorni një lugë çaji me peroksid hidrogjeni holluar në 10% si një gargarë normale).

► Dezinfekton furçën e dhëmbëve, duke shmangur kontaminimet si gingiviti te njerëzit e tjerë që jetojnë në një shtëpi dhe ndajnë të njëjtën banjë. Vetëm zhytni furçën e dhëmbëve në një gotë të qelqtë, që përmban mjaftueshëm peroksid hidrogjeni).

► Eliminon kërpudha që shkaktojnë erën e keqe të këmbëve. Përdoreni në mbrëmje, para se të shkoni në shtrat. Parandalon kruajtjen dhe zhvillimin e kërpudhave të tjera.

► Shmang infeksionet, pastron dhe vret mikrobet dhe mikroorganizmat e tjerë të dëmshëm.

► Ndihmon në shërimin (përdoret disa herë në ditë, në disa raste mund të ndihmojë në përkeqësimin e një gangrenë në lëkurë).

Ndihmon për të ruajtur lëkurën e shëndetshme (mund të përdoret në rast të infeksioneve kërpudhore).

► Dezinfekton rrobat e ngjyrosura me gjakose sekrecione të tjera trupore (vendosini veshjet të zhytura në ujë me përmbajtje peroksid hidrogjeni me 10% hollim para larjes normale).

► Dezinfekton sipërfaqet e çdo gjë tjetër (e shkëlqyer për tualetet dhe kuzhinën). Vret bakteret, përfshirë salmonelën dhe E.Coli, në kombinim me uthullën e bardhë.

► Zbeh njollat e fytyrës (duke prekur zonat e errëta me pambuk para se të shkoni në shtrat, e përsëriteni deri në rezultatin e dëshiruar).

► Dezinfekton frutat dhe perimet duke u spërkatur e më pas shpëlarë me ujë të bollshëm.

► Uji i oksigjenuar në volumin 24 është i përsosur për dekolorimin e flokëve. Mund ta përdorni për çeljen e flokëve, duke u dhuruar një refleks të lehtë të artë.

Burimi: Revista P

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *