Përfundoi takimi Zaev-Ahmeti, pritet ta publikojnë marrëveshjen e re qeverisëse

loading...

 

Përfundoi takimi ndërmjet Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti pak para orës dy arriti në Klubin e Deputetëve, kurse kryetari i LSDM-së Zoran Zaev arriti 15 minuta më vonë. Takimi i dy liderëve zgjati rreth 30 minuta.

Ahmeti ishte i shoqëruar nga Artan Grubi, kurse Zaevi nga Lupço Nikollovski. Në këtë takim liderët diskutuan për ndarjen e resorëve për Qeverinë e 4 viteve të ardhshme.

Në çdo moment pritet që kryetarët e të dy partive të prononcohen për mediat rreth takimit, raporton TV21./21Media



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *