Përhapet virusi “Influenca A”, infektologët kërkojnë kujdesë



Tash e disa ditë është duke u raportuar se është rikthyer në Kosovë Virusi AH1N1 ose gripi i derrit. Por,  ketë e mohon Drejtori i Klinikës Infektive brenda QKUK-së, Hamdi Ramdani, ai tha se asnjë nga këta persona nuk janë të prekur nga Virusi AH1N1, por nga virusi Influenca A. 

Ai shtoi se gjithsej kanë qenë 120 raste në grup mosha të ndryshme, dhe 54 raste të rënda deri më sot.
“Klinika infektive që nga muaji nëntor-dhjetor kur është koha e sëmundjes epidemike sezonale e kësaj epidemie, Influenca quhet sëmundja akute epidemike sezonale, dhe ne kemi gjetur disa të dhëna se si është situata në këta 4 muajt e fundit. Dhe, gjithsej kanë qenë të vizituar 120 raste në grup mosha të ndryshme me regjione të ndryshme. Ndërsa raste me simptoma dhe shenja më të rënda ishin 54 raste deri më sot, të cilat raste është dashur të ndalen për trajtim për arsye se shëndeti i tyre ka qenë i rrezikuar, pasi që simptomat kanë qenë të rënda të  prekura nga frymorja, temperaturat e larta, këta të sëmur ishin gati edhe të pa lëvizeshim të lidhur për shtrati, d.m.th. kanë qenë raste të renda”.
Tutje Ramadani thotë se këta të sëmur janë të prekur nga Virusi Influenca A dhe jo AH1N1.
“Edhe te rastet e tjera në Kliniken Infektive nuk kemi të dhëna zyrtare se këta të sëmur kanë qenë të sëmur nga virusi AH1N1, ne krejt të dhënat i kemi se këta persona janë prekur nga virusi i Influencës A. Ne kemi kërkuar te këto raste të bëhet  obduksion por familjarët nuk kanë pranuar një obduksion të tillë. Sepse ne kemi qenë shumë të interesuar që ta vërtetojmë që përveç virusit A mos ka qenë edhe diçka tjetër”.
Tutje Drejtori i Klinikës Infektive përmendi edhe rastin në Gjilan që nga ky virus “Influenca A” humbi jetën një person,  pasi është paraqitur në klinikë shumë ditë me vonesë.<