Përkujdesja e të sëmurëve nga Erizipela
Çka është Erizipela dhe nga kush shkaktohet ?
Erizipeli është sëmundje akute infektive, e shkaktuar prej streptokokut B hemolitik të grupit A.
Ku paraqitet më së shpeshti erizipela ?
Më së shpeshti i përfshin fytyrën dhe kokën, ekstremitetet, ndërsa mundet edhe çdo pjesë tjetër të trupit.
Kush është burim infeksioni te erizipela ?
Burim i infeksionit është njeriu i sëmurë prej infeksionit streptokok dhe bacilmbartës i streptokokut B hemolitik.
Sa zgjat inkubacioni te Erizipela ?
Inkubacioni zgjat disa orë, deri në disa ditë.
Çka ndodh me lëkurën në vendin e sëmurë nga erizipela ?
Lëkura në vendin e sëmurë është e kuqe, e nxehtë, dhemb, shkëlqen, është e tendosur, ndërsa shpesh është e mbuluar me bulla të vogla, të cilat përmbajnë lëng limfatik dhe qelb. Pas plasjes së tyre paraqiten dregëza.
Çka duhet të veprohet me të sëmurët nga erizipela ?
Të sëmurët izolohen në repartet infektive, ku zbatohet kujdesi i tërësishëm dhe higjiena e të sëmurit.
Si trajtohet lokalisht Erizipela ?
Lokalisht, në vendin e ndryshimeve vihen kompresa me acid borik, me gazë sterile.
Bëhet edhe përkujdesja për sipërfaqen e përfshirë të lëkurës./Gazeta Shëndeti