Përkujdesja e të sëmurëve nga Pertusis apo kolla e mirë
Çka është Pertusis apo kolla e mirë dhe nga kush shkaktohet ?
Pertusis apo kolla e mirë është sëmundje akute infektive e shkaktuar prej Bordetella pertusis.
Si paraqitet dhe si manifestohet Pertusis apo kolla e mirë ?
Paraqitet në mënyrë sporadike.
Klinikisht manifestohet me kollitje të fortë, me gulçima.
Si bartet pertusis apo kolla e mirë ?
Bartet drejtpërdrejt, përmes ajrit me anë të pikave.
Si trajtohet pertusis apo kolla e mirë ?
Gjatë përkujdesjes është e rëndësishme që fëmija të izolohet, në hapësirë të veçantë, e cila duhet me qenë e pastër, e ndritshme, e ngrohur mesatarisht dhe me lagështi mesatare të ajrit.
Gjatë kohës së sulmit të kollës, fëmija duhet të ngrihet dhe të aspirohen jargët prej gojës. Nëse ka cianozë jepet oksigjen. Pas këtij gulçimi fëmija qetësohet dhe i jepet të pijë lëng.
Ushqimi te të sëmurët e këtillë është i qullët dhe me shumë vitamina. Duhet të jepen vakte më të vogla, por më të shpeshta, për shkak të të vjellave dhe të gulçimave. Është e rëndësishme të konsumohen lëngje, çaja, supa, qumësht.
Të sëmurët shpejt përmirësohen, nëse qëndrojnë në ajër të pastër, pa tym dhe pluhur.
Rekomandohet qëndrim në mal.
Preventiva te personat e sëmurë prej Pertusis përbëhet prej imunizimit aktiv, i cili është i obligueshëm.
Gjatë mbrojtjes pasive ordinohet gama globulina./Gazeta Shëndeti