Përkujtohet në dy vjetorin e vdekjes regjisori Bekim Lumi


loading...

Dy vjet u mbushën sot nga vdekja e regjisorit Bekim Lumi. Regjisori Lumi ka humbur jetë më 30 korrik 2018, pas një sëmundje të gjatë. Ai mbylli sytë pakë kohë pasi arriti, ashtu i sëmurë të realizojë inskenimin e shfaqjes, “Arturo Iu” në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Regjisori Lumi konsiderohet një prej regjisorëve të parë, i cili solli format të reja të inskenimit të shfaqjeve në teatrin kosovarë të pas pasluftës.

Për regjisorët dhe kritikët e artit dramatik, Lumi mbetet një prej regjisorëve më të mirë të skenës së teatrit.

Regjisori Ben Apolloni ka thënë se Bekim Lumi ishte një profesor dhe regjisor i rrepte, shumë kërkues. “Beka, ishte profesor që kërkonte shumë, bërtiste, s’ të linte të kënaqeshe me idenë e parë që të vinte në kokë, por për shkak të insistimit të tij, nxitjes së tij për të eksperimentuar, realizonim provime-shfaqje të shkëlqyera. Kam par shfaqjet e krejt regjisorëve tjerë të Kosovës, por shfaqjet e Bekim Lumit, ishin ndryshe, regjia e tij kishte mendim”, ka thënë Apollni.

kurse, Ilir Mhuarremi, kritik arti ka thënë se Lumi ishe një prej regjisorëve më të mirë të skenave teatrore në vend.

“Skena e teatrit ndjehet e varfër pa Bekën. Ishte ndër regjisorët më të mirë kosovar në këtë stil të realizimit të shfaqjeve. Puna e tij, mundi dhe shkrirja në skenë ka rezultuar që Beka të mos harrohet”, ka thënë Muharremi.

Lumi ka lënë prapa një numër të inskenimeve teatrore, si: “Këmisha e gjakut”, “Çifti Martin”, “Shtëpia e Bernarda Albës”, “Arushani” & “Fejesa” , “Galani”, “Mësimi”, “Kësulëkuqja në botën e minave” (shfaqje me kukulla), “Për gruan dhe tokën e jap edhe kokën”, “Zogu i shqiptarit dhe zogu i gomarit”.

Shfaqjet e tij janë inskenuar nga Teatri ‘loja, Teatri Kombëtar, “Dodona”, etj. kurse janë prezantuare dhe shfaqur edhe në teatrot e huaja.

Për punën e tij, Lumi është vlerësuar me Mirënjohje Speciale “Sound of MESS” me shfaqjen “Këmisha e gjakut”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit MESS, Sarajevë (Bosnje e Hercegovinë). Në vitin 2011 ka marrë çmimin “Shfaqja më e mirë muzikore” për shfaqjen “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Vratza (Bullgari). Çmimi “Shfaqja më e mirë” – Shfaqja “Mësimi”, Festival International del Teatro – Lugano (Zvicër).

Bekim Lumi u lind me 17.12.1966 në Suharekë. Ka studiuar për Gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinës, kurse në 1996 mbaroi studimet për regji teatri në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Po në Tiranë në Akademinë e Arteve të Bukura më 2010 ka mbaruar edhe studimet e magjistraturës. Për shumë vite punoi si gazetar në radion “Evropa e Lirë” dhe nga 2013 profesor në Fakultetin e Arteve, dega e regjisë së Teatrit.

Lumi ka qenë kryeredaktor i revistës teatrale “Loja”.

 

 



loading...