Përleshje mes hoxhallarësh, arrestohet mulla Osmani

loading...


Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu, ishte arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës për shkak të një konflikti fizik me një hoxhë tjetër në Bashkësinë Islame të Kosovës, dega në Drenas.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, avokati i tij, Gazmend Halilaj.

“Ka qenë i arrestuar por tash është liruar. Ka qëndruar 24 orë në ndalim. Prokuroria ka vendosur që të mos bëjë kërkesë për caktim të ndonjë mase që parashihen. Ka qenë i arrestuar për sulm, ka pasur një lloj fjalosje me një koleg të tij, me një hoxhë. Ka qenë i provokuar, i sulmuar dhe ka vepruar në vetëmbrojtje dhe është liruar në procedurë të rregullt”, tha avokati i mulla Osmanit, Gazmend Halilaj.



Related posts