Përleshje në Prishtinë, arrestohet një person

loading...


Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, ku një person ka marrë lëndime trupore nga një person tjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës, përmes një njoftimi.

Policia ka theksuar se gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta, ashtu që njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore.

Prishtinë, 08 dhjetor 2020 – Dje rreth orës 19:00, policia ka marrë informacionin se në udhën “Elena Gjika” në Prishrinë, ka pasur një përleshje në mes të dy personave.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta.

Nga përdorimi i tyre njëri nga personat ka marrë lëndime të rënda trupore për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.

Lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar si lëndimi rëndë trupor, policia ka arrestuar të dyshuarin;

N.V mashkull 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës.

Related posts