Përplasen dy aeroplanë amerikanë, 7 persona të vdekur


loading...

Shtatë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes direkte të dy aeroplanëve të vegjël mbi Alaska.

Sipas Fox News, aeroplanët u përplasën jo shumë larg nga aeroporti në Soldotna.

Në mesin e të vdekurve është edhe ligjvënësi lokal republikan Gary Knopp (67).

“Kjo është një tragjedi e tmerrshme për shumë familje“, tha Amanda Price, një zyrtare e sigurisë në Alaska.

Në përplasje kanë humbur jetën edhe piloti Gregory Bell (57), David Rogers (40), Caleb Halsey (26), Heather Halsey (25), Mackay Halsey (24) dhe Kirsten Wright (23)./21Media



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *