Përse bebet e posalindura nuk qajnë me lot?
Bebet e posalindura qajnë me marifet! E dijnë kur duhet të ulërijnë me vaj ose kur duhet të qajnë sikur për t’u ankuar për diçka.
Bebet mënyrën e vetme të komunikimit e kanë vajin, por kur qajnë nuk qesin lot.
Pse?
Edhe pse te bebet janë të formuara gjëndërat dhe kanalet e lotit, syri i bebes prodhon sasinë e lotit vetëm sa për ta shpërlarë syrin, kurse pikat e lotit do të mund t’ia shihni pas muajit të tretë pas lindjes./Poliklinika “Dr.Memli”